KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prokuroria plot mungesa, por KLP nuk ka vend për 12 magjistratë të rinj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Prokuroria plot mungesa, por KLP nuk ka vend për 12 magjistratë të rinj
FokusKryesoreOpinionSociale

Prokuroria plot mungesa, por KLP nuk ka vend për 12 magjistratë të rinj

Përditësimi i fundit: 29 Janar, 2025 12:54 pm
137 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Të paktën 12 magjistratë të rinj të profilit prokuror mund të mbetën pa u emëruar në korrik të këtij viti për shkak të mungesës së vendeve të lira, ndërkohë që sistemi i Prokurorisë është thuajse i përgjysmuar për shkak të procesit të rivlerimit.

Ky paradoks u prezantua në mbledhjen e radhës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), e zhvilluar këtë të Martë (27 Janar 2025).

Sipas diskutimeve mes anëtarëve të KLP-së rezultoi se, në 1 Korrik 2025, do të duhet të emërohen 26 magjistratë të rinj, të cilët kanë përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe aktualisht po marrin pagë.

Sipas përcaktimeve të vendosura më herët, KLP-ja ka vendosur që magjistratët e rinj të emërohen në një prej prokurorive të shkallës së parë, përveç atyre të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Këto tre struktura, si më të mëdhajat, janë konsideruar si “prokurori karriere” dhe vakancat e shumta të tyre do të duhet të plotësohen vetëm nëpërmjet “transferimeve”, një procedurë që, në një lloj mënyrë konsiderohet edhe si rritje në karrierë për prokurorët që ushtrojnë funksionet në rrethe të tjera.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë konstatuan se aktualisht, në 9 nga 12 prokuroritë e rretheve gjyqësore (përjashtuar Tirana, Durrësi dhe Elbasani), rezultojnë të jenë vetëm 14 vende vakante.

Pikërisht, këto vende pritet të plotësohen nga magjistratët e rinj që do të emërohen në 1 korrik të këtij viti. Por, llogaritë nuk dalin, të paktën për të gjithë listën e magjistratëve të rinj.

Ata janë në total 26, ndërkohë që vende vakante jashtë “prokurorive të karrierës” janë vetëm 14. Pra, 12 prej tyre rrezikojnë të mos marrin emërimin, pavarësisht se sistemi i Prokurorisë është në një situatë emergjente për staf.

Zgjidhja, sipas parashikeve të vetë rregullave të KLP-së, është procesi i transferimit të të paktën 12 prokurorëve aktualë që ushtrojnë detyrat në rrethe të ndryshme drejt prokurorive të Tiranës, Elbasanit e Durrësit, të cilat kanë mangësi në rreth 50 përqind të stafit të prokurorëve.

Kjo zgjidhje duket se do të jetë e vështirë për t’u realizuar brenda Korrikut 2025, për shkak të procedurave të ndërlikuara, të zgjatura në kohë dhe, herë pas here, edhe të neglizhuara nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Anëtarët e KLP-së që ngritën këtë paradoks, u shprehën skeptik se ky institucion do të kishte kohë të mjaftueshme për të kryer transferimet e prokurorëve të ndryshëm drejt Tiranës, Durrësit e Elbasanit në një periudhë 2-3 mujore.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shfaqur një sjellje shumë të vonuar në plotësimin e vakancave dhe procesin e transferimit të prokurorëve. Aktualisht, ky institucion është duke kryer proceset e vlerësimit të prokurorëve që kanë shprehur dëshirën për transferim, të cilët kanë aplikuar para 6 muajve apo më shumë.

Pikërisht, kjo rutinë me zvarritje të konsiderueshme kohore, rrezikon të pengojë emërimin e të paktën 12 magjistratëve të rinj, ndërkohë që secila prej njësive strukturore të sistemit të Prokurorisë është në emergjencë për staf prokurorësh prej disa vitesh.

 

Marre nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gropë 94.5 milionë euro me dëmet e papaguara, sigurimet zvarrisin dëmshpërblimet

Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

Berlini shtetëzon me force 150 mijë apartamente nga privatët, për të ulur qiratë

“Kastrati” dhe “Salillari” kërkesë për rritjen e çmimit të Rrrugës së Kombit, nga 5, në 8 euro

Rama pretendon se protestuesit u financuan nga krimi dhe forca të huaja, akuzon PD-në për dhunën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump kërkon largimin e punonjësve federalë
Artikulli tjetër Zgjedhjet e 11 Majit, institucione arsimore përfshihen në fushatë për PS-në

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
“Indianët e Woltit” të strehuar në konviktet e Kamzës/ Dyshim për trafik qeniesh njerëzore?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 23 Tetor, 2026
Guri i Xhelatit dhe stolat e Ramës: Kur ftesa për dialog ngjan me një mesazh të errët politik
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
SPAK i bastisi shtëpinë, Ron Yeffet probleme edhe në Amerikë me ligjin
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.