KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhjet e 11 Majit, institucione arsimore përfshihen në fushatë për PS-në
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zgjedhjet e 11 Majit, institucione arsimore përfshihen në fushatë për PS-në
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Zgjedhjet e 11 Majit, institucione arsimore përfshihen në fushatë për PS-në

Përditësimi i fundit: 29 Janar, 2025 12:56 pm
133 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Më 13 janar, organizata “Qëndresa Qytetare” depozitoi një kallëzim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për 36 institucione arsimore, me argumentin se kishin përdorur faqet e tyre zyrtare për qëllime elektorale.

Sipas denoncimit, një pjesë e shkollave kishin shpërndarë në Facebook takimin e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Postimi i ministres Manastirliu, publikuar më 11 janar të këtij viti lidhej me një takim të zhvilluar në Greqi, në kuadër të zgjedhjeve, që pritet të mbahen më 11 maj.

“Athinë – Bashkë me Belinda Ballukun takuam Sarën, studenten ekselente të shkencave politike në Athinë, që ka dëshirën e pamatë për të kontribuar për Shqipërinë, duke nisur nga vota për herë të parë e për të bashkëpunuar edhe më tej për vizionin e #Shqipërisë2030”, shkruante Manastirliu në Facebook.

Faktoje.al bëri një verifikim të faqeve zyrtare të shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore ndaj të cilave ishte depozituar edhe ankesa në KQZ.

Nga vëzhgimi na rezultoi se shkollat kanë fshirë postimin elektoral, madje disa prej tyre edhe postime të tjera që lidhen me Manastirliun gjatë muajit Janar, konkretisht: “Neim Muçelli” Pretushë, “Ismail Jangulli” Godvi, “Koli Dimo” Frashër, “Koli Sako”, shkolla Kajan(Jashar Dunga), shkolla 9-vjecare “Alush Grepcka”, ajo 9-vjeçare “Ahmet Zogu”.

Ndërkohë, disa institucione të tjera arsimore vijojnë të shpërndajnë  postime të ministres Manastirliu, përveç atyre me karakter politik.

Si u argumentua shpërndarja e postimeve elektorale

Më 27 Janar, në mbledhjen e zhvilluar për këtë çështje nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, përfaqësues të shkollave deklaruan se postimet janë fshirë me argumentin se shpërndarja e tyre ishte bërë në mënyrë aksidentale, pa pasur ndonjë qëllim politik.

“Është një postim i bërë nga një administratore e shkollës sonë. Nuk ka asnjë prapavijë politike, por thjesht një lapsus, një gabim, e cila nuk ka qenë korrekte në zbatimin ligjor që e predispozon ligji. Administratori kryesor i faqes nuk është pjesë e sistemit arsimor, por është një person i jashtëm“, tha drejtuesi i shkollës 9-vjeçare “Ismail Jangulli” Godvi.

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Mustafa Greblleshi” në Tiranë deklaroi se ka ngatërruar adresën personale në rrjetet sociale me atë të institucionit arsimor.

“Menjëherë sapo jam njoftuar me email nga Zyra Vendore Arsimore, unë jam futur në llogarinë e shkollës dhe vërtetë pashë që kisha bërë një ‘like’. Kjo është bërë pa vetëdije, sepse në telefonin tim celular, mund të vërtetohet kollaj, mbaj dy llogari, një personale dhe një të shkollës. Ngatërresa është pa tendencë dhe nuk jam as e shtyrë e as ndikuar nga dikush që unë të bëj postime të kësja natyre”, u shpreh ajo.

Organizata “Qëndresa Qytetare” tha se, ky fenomen duhet të marrë fund urgjentisht. “Institucionet arsimore nuk mund të jenë artopolantë të propagandës qeveritare në asnjë ditë të vitit dhe as në periudha pragzgjedhore dhe zgjedhore”.

Në nenin 91 të Kodit Zgjedhor thuhet se: “Me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, nuk mund të përdoren ose të vihen në mbështetje të kandidatëve, të partive politike ose të koalicioneve në zgjedhje burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose vendor, apo çdo lloj enti tjetër ku shteti zotëron kapitale apo kuota ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit, pavarësisht nga burimi i kapitalit ose pronësia.

Në kuptim të këtij neni, ‘burime’ quhen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit. Me përdorim të ‘burimeve njerëzore’ kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore.

Me përdorim të burimeve njerëzore kuptohet gjithashtu premtimi ose ofrimi i përfitimeve nëpunësve publikë, ose nxënësve për të marrë pjesë në veprimtari që lidhen me fushatën zgjedhore jashtë orarit të punës ose mësimit, si dhe ushtrimi i presionit ndaj tyre për këtë qëllim”.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokuroria plot mungesa, por KLP nuk ka vend për 12 magjistratë të rinj
Artikulli tjetër Mbahet sot dita e dytë e homazheve në nder të Kryepeshkopit Anastas

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.