KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Propozimi i Turqisë për të vrarë qentë e rrugës ngjall zemërim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Propozimi i Turqisë për të vrarë qentë e rrugës ngjall zemërim
FokusRajoniSociale

Propozimi i Turqisë për të vrarë qentë e rrugës ngjall zemërim

Përditësimi i fundit: 29 Korrik, 2024 6:09 am
134 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Thirrja e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për vrasjen e qenve të rrugës ka nxitur zemërim që analistët thonë se po kalon vijat politike në të gjithë vendin. Propozimi po ringjall kujtimet e errëta të së kaluarës së Turqisë. Projekligji i qeverisë që parashikon grumbullimin e miliona qenve endacakë ka çuar në një sërë protestash. Kritikë të propozimit kanë dalë në rrugët e Ankarasë duke kërkuar tërheqjen e tij.

Protestat kanë shpërthyer së fundmi, në të gjithë Turqinë, për shkak të një ligji për të grumbulluar miliona qen endacakë. Sipas ligjit, qentë do të vriteshin pas 30 ditësh, nëse pronarët e tyre nuk paraqiten, apo nuk gjenden pronarë të rinj. Protestuesja Zulal Kalkandelen thotë se propozimi është jo njerëzor.

“Ata planifikojnë t’i grumbullojnë në strehimore, të cilat ne i quajmë kampe vdekjeje. Prej kohësh është bërë një fushatë për të nxitur urrejtjen ndaj kafshëve endacake. Populli ynë që jeton prej shekujsh me qentë e rrugës, tani po bindet që këto kafshë duhen të zhduken”, thotë për Zërin e Amerikës, protestuesja Zulal Kalkandelen.

Legjislacioni i propozuar ngjall kujtime të një kapitulli të errët në të kaluarën e Stambollit. Në vitin 1910, qentë e rrugës u mblodhën dhe u lanë në një ishull pranë qytetit për të vdekur nga uria. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i hedh poshtë shqetësimet e kundërshtarëve, duke thënë se kafshët endacake janë bërë një kërcënim për shoqërinë, duke shkaktuar aksidente trafiku dhe duke përhapur sëmundje.

“E vërteta është se një pjesë e madhe e shoqërisë dëshiron që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt dhe rrugët tona të bëhen të sigurta, veçanërisht për fëmijët tanë. Nuk mund ta injorojmë këtë kërkesë”, thotë presidenti Erdogan.

Megjithatë, aktivistët thonë se ka mënyra më njerëzore për të trajtuar shqetësimet e njerëzve. Avokatja Elcin Cemre Sencan është një nga organizatorët e protestës.

“Ka njerëz që shqetësohen nga këto kafshë, por zgjidhja nuk është t’i vrasim. Studimet kanë treguar se sterilizimi i kafshëve, veçanërisht i qenve, zvogëlon numrin e tyre, si dhe sulmet ndaj njerëzve”, thotë për Zërin e Amerikës zonja Sencan.

Partia e Presidentit Erdogan AK pësoi së fundmi një humbje të madhe në zgjedhjet lokale. Kundërshtarët thonë se zoti Erdogan, me këtë propozim, mund të jetë duke bërë përpjekje për të rifituar përkrahjen e votuesve konservatorë, duke llogaritur se kundërshtimet ndaj legjit për qentë e rrugës do të vijnë kryesisht nga opozita laike.

“Ne i dimë problemet tona; bota i di problemet tona, por ata duan të largojnë vëmendjen duke shfrytëzuar kafshët. Qentë nuk mund të flasin, ne jemi këtu për të qenë zëri i tyre”, thotë për Zërin e Amerikës, Eyup Cicerali.

Një sondazh i fundit thotë se më pak se tre për qind e turqve mbështesin vrasjen e qenve të rrugës, duke treguar se kundërshtimi ndaj propozimit kalon kufijtë politikë dhe fetarë. Analistët paralajmërojnë se legji për qentë e rrugës, që do të dërgohet në parlament në javët e ardhshme, mund të jetë një veprim i rrezikshëm për Presidentin Erdogan.

Marrë nga Zëri i Amerikës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bebe Rexha filmohet me Monika Kryemadhin, në Tiranë
Artikulli tjetër Napoli e mundi pastër Egnatian në miqësore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.