Një rast prostitucioni është goditur në Tiranë, ndërsa është vënë në pranga një 20-vjeçar.
Pas një hetimi disamujor Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Crossline”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 7 shtetase të huaja të moshave 27-35 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, ky dyshohet se ushtronin prostitucionin.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit të arrestuar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Policia gjithashtu sekuestroi një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 7 celularë dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Marrë nga Top Albania Radio