KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Punimet për sistemin vaditës dëmtuan zonën e mbrojtur të Erzenit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Punimet për sistemin vaditës dëmtuan zonën e mbrojtur të Erzenit
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Punimet për sistemin vaditës dëmtuan zonën e mbrojtur të Erzenit

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2026 10:11 am
33 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Punimet për rikonstruksionin e sistemit vaditës Skoranë–Hekal kanë dëmtuar zonën e mbrojtur të Kanionit të Erzenit, duke shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në Monumentin e Natyrës “Gryka e Skoranës”. Kjo konfirmohet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), e cila në një përgjigje për Citizens.al tha se ndërhyrjet e kryera nga subjekti “Age Erzeni” sh.p.k. kanë dëmtuar Monumentin e Natyrës dhe bimësinë e zonës.

“Nga trupa inspektuese e AdZM Tiranë është evidentuar se subjekti ‘Age Erzeni’ shpk, si rezultat i punimeve të kryera për zëvendësimin e kanalit ekzistues me tubacion çeliku, është dëmtuar Zona e Mbrojtur dhe Monumenti i Natyrës nga rënia e gurëve dhe inerteve”, tha AdZM për Citizens.al.

Sipas autoritetit, këto veprime përbëjnë shkelje të ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, i cili parashikon gjobë nga 50 mijë deri në 80 mijë lekë për dëmtimin e zonave të mbrojtura.

Megjithatë, në vendimin përfundimtar të inspektimit, AdZM Tiranë ka vendosur si dënim administrativ kryesor “paralajmërim”, ndërsa subjektit i është kërkuar rehabilitimi i zonës dhe pastrimi i inerteve.

Në maj të këtij viti, gjatë punimeve për shtrimin e tubacionit të sistemit vaditës Skoranë-Hekal, materiale inerte përfunduan në shtratin e lumit Erzen. Në vend të pamjeve piktoreske të kanioneve të Erzenit, në rrjetet sociale u shfaqën masa inertesh të depozituara në kanion dhe në shtratin e lumit.

Punimet në territor të mbrojtur

AKZM konfirmon se zona ku janë kryer punimet ndodhet brenda Monumentit të Natyrës “Gryka e Skoranës”, e cila është njëkohësisht pjesë e Parkut Kombëtar “Mali i Dajtit”.

“Po zona në të cilën po zhvillohen punimet ndodhen brenda në MN ‘Gryka e Skoranës’ e cila është dhe njëkohësisht pjesë e parkut kombëtar (PK) ‘Mali i Dajtit’”, thuhet në përgjigje.

Verifikimi i parë në terren, i kryer më 13 mars 2026, konstatoi se subjekti “Age Erzeni” sh.p.k. po kryente punime në trasenë e kanalit vaditës “Skoranë–Hekal”, në kuadër të ndërhyrjeve për rikonstruksionin e sistemit vaditës.

“Nga matjet e kryera në terren rezultoi se punimet e kryera shtrihen në një gjatësi prej rreth 1,711 m”, thuhet në dokumentin e AdZM-së.

Sipas AdZM Tiranë, kanali ekzistues ishte hapur dhe zëvendësuar me tub metalik me diametër rreth 1.5–2 metra. Gjatë punimeve, një pjesë e materialeve të dala nga gërmimet ishte depozituar në skarpata.

“Duke shkaktuar dëmtim të bimësisë natyrore, konkretisht të llojeve ‘Mare’ dhe ‘Ilqe’, si dhe të shkurreve të tjera mesdhetare të pranishme në zonë”, konstaton autoriteti.

Në përgjigjen e saj, AKZM deklaron se nuk ka dhënë autorizim, pëlqim apo mendim teknik lidhur me ndërhyrjet e kryera në Grykën e Skoranës.

“AKZM nuk ka dhënë autorizim, pëlqim apo mendim teknik lidhur me ndërhyrjet e kryera në Grykën e Skoranës”, thuhet në përgjigje.

Agjencia shton se dokumentacioni i paraqitur nga subjekti nuk e përcaktonte qartë zonën e ndërhyrjes.

“Planvendosjet nuk kanë qenë të lexueshme dhe nuk ishte përcaktuar qartë zona e ndërhyrjes”, thuhet në dokument, duke shtuar se çështja do të rishqyrtohet vetëm pas dorëzimit të dokumentacionit të plotë dhe të qartë teknik.

Pas konstatimit të dëmtimeve, AdZM Tiranë i kërkoi “Age Erzeni” të merrte masa për rehabilitimin e sipërfaqes së dëmtuar dhe pastrimin e inerteve të rëna në Kanionin e Erzenit.

Më 10 korrik, gjatë një tjetër verifikimi, autoritetet konstatuan se subjekti po kryente punime për largimin e gurëve dhe materialeve inerte nga kanioni. Sipas AKZM-së, përfaqësuesi i kompanisë deklaroi se punimet do të vijonin me rehabilitimin e shpatit dhe mbjelljen e pemëve autoktone.

Verifikime të tjera më 13, 15 dhe 17 korrik konstatuan vijimin e punimeve për pastrimin dhe rehabilitimin e zonës.
Vendimi përfundimtar i AdZM Tiranë përcakton që rehabilitimi i zonës, pastrimi i inerteve dhe rehabilitimi i shtratit përmes mbjelljes së drurëve autoktonë të përfundojë deri më 10 nëntor 2026.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Telefoni i hakeruar i Jared Kushner zbuloi negociata dhe transferta mbi 700 mln dollarë

Tërmet i fuqishëm 7 ballë në Tibet/ Të paktën 16 të vdekur

Digjet një makinë në Vlorë, në pranga porositësi dhe autori i dyshuar

Merz dënon dhunën në protesta dhe retorikën përçarëse

SHBA/ Kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë, të afërt me Vuçiçin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Alarmi për 9 studentë të “zhdukur” pas protestës te Ministria e Arsimit, reagon MIA
Artikulli tjetër Të paktën 12 gazetarë u dhunuan, gjatë protestave në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë, presidentja rikthen në Kuvend Ligjin për Specialen/ Çfarë ndodh tani?
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni 23 Tetor, 2026
Gjurmët ruse në aktet e sabotimit në mbarë Evropën
Analize Bota Fokus Opinion Sociale Zhvillim 23 Tetor, 2026
Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen
Bota Fokus Koment Politike Zhvillim 22 Tetor, 2026
PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.