KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qëllohet për vdekje, në sallën e gjyqit, një gjyqtar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qëllohet për vdekje, në sallën e gjyqit, një gjyqtar
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Qëllohet për vdekje, në sallën e gjyqit, një gjyqtar

Përditësimi i fundit: 6 Tetor, 2025 5:01 pm
190 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një gjyqtar është qëlluar për vdekje me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Mediat në Shqipëri e kanë identifikuar gjyqtarin e vrarë si Astrit Kalaja.

Policia në Shqipëri tha se i dyshuari, E.Sh., 30 vjeç ishte palë në proces dhe dyshohet se shtiu drejt gjyqtarit.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe R.K., 65 vjeç dhe E.K. 45 vjeç, babë e bir, të cilët ishin pala tjetër në proces.

Sipas autoriteteve, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e dënoi vrasjen e gjyqtarit Kalaja, duke e cilësuar si sulm ndaj sistemit të drejtësisë.

“Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale”, shkroi ai në Facebook.

Gjyqtari i vrarë Kalaja në shtatë vjetët e fundit kishte ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës së Apelit, ndërkaq në total kishte shërbyer për 18 vjet në sistemin e drejtësisë.

Në kuadër të procesit të vetting-ut të kryer në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ai ishte rikonfirmuar në detyrën e gjyqtarit në dhjetor të vitit 2019.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Osmani: Vuçiç tentoi ta prishte takimin e Bërdo-Brionit
Artikulli tjetër BE-ja afër vendimit për pezullimin e liberalizimit të vizave për Gjeorgjinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.