KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria ia kalon privatit, stadiumin e Durrësit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria ia kalon privatit, stadiumin e Durrësit
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Qeveria ia kalon privatit, stadiumin e Durrësit

Përditësimi i fundit: 20 Qershor, 2025 12:00 pm
303 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në maj të vitit 2023, një juri e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, shpalli fitues projektin e studios belge 51N4E për stadiumin Niko Dovana në Durrës. Projekti i belgëve vazhdonte traditën e stadiumeve me kulla, madje me disa të tilla duke e zhytur stadiumin si një pellg në mes të kullave.

Projekti fitues i 51N4E per stadiumin e Durresit

Pasi e shpalli fitues projektin, dy muaj më vonë qeveria miratoi një vendim të posaçëm, përmes të cilit autorizonte Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor për realizimin e projektit që do të rijetëzonte stadiumin e Durrësit dhe zonën përreth ti.

Sipas vendimit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohej të kryente tenderat për ndërtimin e stadiumit, kullave dhe objekteve të tjera që parashikoheshin të ngrihesh në zonë.

Vendimi i qeverise qe ngarkonte FSHZH te bente tenderat per ndertimin e stadiumit dhe kullave

Sikur të mos mjaftonte kjo, në tetor të vitit 2023, Fondi Shqiptar i Zhvillimit nënshkroi një kontratë me vlerë 368 mijë euro me studion 51N4E. Objekti i kontratës tashmë ishte hartimi i masterplanit të kompleksit sportiv të stadiumit Niko Dovana dhe zhvillimi i zonës multifunksionale përreth kompleksit të stadiumit, Durrës.

Lidhja e kontrates 368 mije euro mes FSHZH dhe 51N4E per masterplanin

Por 368 mijë eurot që FSHZH i pagoi studios belge për masterplanin dhe shuma të tjera që u paguan për projektin u hodhën në koshin e madh të abuzimeve qeveritare. Këtë të mërkurë, qeveria miratoi një vendim, i cili e ndryshon tërësisht realizimin e kompleksit sportiv duke e nxjerrë jashtë loje totalisht Fondin e Zhvillimit.

Stadiumi tek privati

Përmes vendimit të ri, qeveria ka vendosur që realizimin e projektit tashmë t’ia kalojë Korporatës së Investimeve Shqiptare, por me një ndryshim madhor. Korporata nuk do ta ndërtojë stadiumin dhe kullat me paratë e buxhetit, por këtë do ta bëjë një privat, që do të zgjidhet si partner.

Vendimi i ri i qeverise qe e privatizon kompleksin sportiv

Kompania private do të përfitojë rreth 70 mijë metër tokë përreth stadiumit të Durrësit, ku do të ndërtojë kulla dhe ndërtesa të tjera komerciale. Në këmbim të kësaj do të financojë edhe ndërtimin e stadiumit me fondet e veta, pak a shumë një skemë identike me ndërtimin e stadiumit Air Albania në Tiranë, vetëm se në rastin e Durrësit, privati merr shumë më tepër tokë falas.

Skema e re i shndërron automatikisht në dëm ekonomik paratë e paguara nga Fondi Shqiptar tek studioja belge 51N4E për hartimin e projektit dhe masterplanit, pasi tani ato nuk janë më pronë publike, por do të jenë private.

Nuk dihet nëse privati do të mbajë projektin e kontraktuar nga shteti apo do të ketë një tjetër projekt dhe masterplan. Por në çdo rast, qytetarët u detyruan të paguajnë qindra milionë lekë për një projekt që përfundoi në kosh.

51N4E

Studioja 51N4E është një emër shumë i njohur për publikun. Ajo është denoncuar publikisht nga opozita si studio, në të cilën ka interesa të drejtëpërdrejta kryeministri Edi Rama dhe familja e tij.

Thjeshtra e zotit Rama, Rea Xhillari ka qenë e punësuar pranë kësaj studioje, e cila rezulton të ketë marrë një sërë kontratash të majme publike nga qeveria.

“Edi Rama thotë se asnjë nga familja ime nuk ka fituar ndonjëherë fonde publike!!! E vërteta është se kompani ‘51N4E’, ‘I Riu’ dhe kompani të tjera të lidhura direkt me thjeshtrën e parë kanë fituar 2.9 miliardë lekë tendera, duke filluar nga sheshi Skënderbej, duke përfunduar tek ndërtesa e Bashkisë Tiranë, muzeu Kombëtar, Sheshi i Flamurit, Lungomare, Ekoparku i Porto Romanos dhe dhjetëra e tendera të tjerë,” akuzoi Sali Berisha gjatë një takimi me gazetarët në nëntor të vitit 2023.

Megjithatë, afera e stadiumit të Durrësit është shumë më e madhe se sa paratë që treti Dritan Agolli me urdhrin e qeverisë. Ajo është skema e tjetërsimit të tokave shtetërore për ndërtim kullash, të cilat prodhojnë qindra milionë euro fitime për partnerët privatë të Korporatës dhe qeverisë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Moisi Lazaj zapton Ujin e Ftohtë në Vlorë dhe nis ndërtim pa leje
Artikulli tjetër Kuvendi finalizon tenderin 750 mijë euro për të zbardhur me Inteligjencë Artificiale, fjalimet e deputetëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.