KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kuvendi finalizon tenderin 750 mijë euro për të zbardhur me Inteligjencë Artificiale, fjalimet e deputetëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kuvendi finalizon tenderin 750 mijë euro për të zbardhur me Inteligjencë Artificiale, fjalimet e deputetëve
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Kuvendi finalizon tenderin 750 mijë euro për të zbardhur me Inteligjencë Artificiale, fjalimet e deputetëve

Përditësimi i fundit: 20 Qershor, 2025 12:04 pm
287 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kuvendi i Shqipërisë ka finalizuar tenderin me vlerë 750 mijë euro për të zbardhur fjalimet e ligjvënësve. Duket se zgjedhja e Sara Miles, Zegjine Caushit, Arkend Ballës, e shumë të tjerëve si deputet për herë të parë, ka qenë fatsjellëse edhe për administratën e Parlamentit.

Tenderi në fjalë ka dështuar disa herë, teksa vetëm ditët e fundit dhe pas zgjedhjeve të 11 majit, është finalizuar. Më në fund, fjalimet brilante të Zegjinesë, apo edhe rioshëve të tjerë, disa të akuzuar se u ndihmuan nga grupe të caktuara, apo edhe fjalimet e ish-njerëzve të drejtësisë, do të bëhen me Inteligjencë Artificiale.

Tashmë, sdo të pretendojnë se iu ndryshua njëra apo tjetra fjali, ku më interesante do të duket zbardhja e debateve mes Zegjinesë me Gaz Bardhin. Duket se me hyrjet e reja, apo edhe me teknologjinë e re, do të ngrihet edhe niveli i debateve në Kuvend.

Por, a do të mendojnë për veten, të thonë ato çka thanë në fushatë, apo po ulen në karriget e deputetit për të zgjidhur hallet e popullit?! Kushtet i kanë për të gjitha, të paktën në këtë 4 vjeçar, ku mazhoranca aktuale i ka të gjithë numrat që të ndryshojë çfarëdolloj ligji, pasi i duhet vetëm një votë nga shumica e cilësuar.
Njoftimi i fituesit të tenderit për Inteligjencën Financiare në Kuvend

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, ditët e fundit është finalizuar tenderi me objekt “blerje e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio-video të Kuvendit, bazuar në inteligjencën artificiale dhe shërbim mirëmbajtje 48 muaj”. Fondi i akorduar është rreth 750 mijë euro. Fitues u shpall operatori ekonomik “Dega Semos AL” dhe me subjekte mbështetëse “PC Store” dje “BitGenius”.

Në dokumentet shoqëruese, Kuvendi shkruan se “me zhvillimet dhe përmirësimet më të fundit në Teknologjinë e Informacionit dhe sidomos në Inteligjencën Artificiale duke përdorur algoritme dhe platforma të mësimit të makinës, Parlamenti Shqiptar ka identifikuar nevojën për një zgjidhje që do të asistojë palët e përfshira të zhvillojnë një platformë që do t’i ndihmojë ata në transkriptimin e të gjitha takimeve pjesë e aktivitetit parlamentar (seancë plenare, mbledhje komisionesh parlamentare, të përhershme dhe të posaçme, dhe çdo mbledhje tjetër të forumeve të Kuvendit), kategorizimin e informacionit, publikimin në të gjitha kanalet dhe dokumentimin e aktivitetit parlamentar, duke iu përgjigjur kështu të gjitha palëve të interesuara brenda angazhimit institucional për forcimin e transparencës dhe promovimin e demokracisë”.

Dokumentet shoqëruese të Kuvendit, ku shpjegohet se përse kërkohet IA

Kuvendi shkruan se zbardhja e fjalimeve në mënyrë manuale, pa ndihmën e Teknologjisë së Informacionit është i vështirë dhe thuajse gjithmonë kërkon përpjekje të sforcuara të stafit për të përballuar fluksin e lartë të punës. “Procesi i zbardhjes me kufje dhe i redaktimit e korrektimit merr kohë, në disa raste është madje e pamundur të ndiqet ritmi për shkak të intensitetit të aktivitetit parlamentar. Kjo sjell vonesa në përpilimin e procesverbaleve në kohë të shpejtë” thuhet në dokumente.

Sipas saj, në prag të përparimeve teknologjike në fushën e procesimit të tingujve audio dhe të tekstit, ngritja e Inteligjencës Artificiale dhe e të gjitha teknologjive të lidhura me të, procesimi i një gjuhe të folur, konvertimi i saj në tekst, shënimi dhe kategorizimi i informacionit, bëhet i mundur.

“Zbatimi i një sistemi inteligjent transkriptimi dhe shënimet e të dhënave do të lejojnë Kuvendin e Shqipërisë të transkriptojë automatikisht seancat plenare, takimet e komisioneve, të agregojë, shënojë dhe grupojë regjistrimet e folësve, gjë që do të përparojë agjendën e forcimit të transparencës legjislative përmes Teknologjisë së Informacionit, por jo vetëm” vijon dokumenti.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria ia kalon privatit, stadiumin e Durrësit
Artikulli tjetër Pezullohen ndërhyrjet në Spaç, aktivistët ndalojnë përkohësisht projektin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.