KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pezullohen ndërhyrjet në Spaç, aktivistët ndalojnë përkohësisht projektin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pezullohen ndërhyrjet në Spaç, aktivistët ndalojnë përkohësisht projektin
AnalizeFokusKryesoreSociale

Pezullohen ndërhyrjet në Spaç, aktivistët ndalojnë përkohësisht projektin

Përditësimi i fundit: 20 Qershor, 2025 12:07 pm
182 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Pas tre javësh trysni dhe protesta të thirrura nga shoqëria civile, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ka vendosur zyrtarisht të pezullojë ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit. Vendimi u konfirmua në një shkresë dërguar organizatës “Qëndresa Qytetare” ku theksohej se ndërprerja e punimeve bëhet “me qëllim vlerësimin në tërësi të situatës”.

Në shkresë IKTK-ja tregon se pezullimin e punimeve e ka bërë që prej datës 2 qershor. Vendimi erdhi pas një vale reagimesh publike, peticionesh dhe mobilizimesh që u përqendruan në faktin se punimet restauruese në Spaç rrezikonin të deformonin memorien kolektive të vendit për një nga simbolet më të errëta të diktaturës komuniste.

Më 10 qershor, një peticion i nënshkruar nga 35 organizata dhe 734 qytetarë iu dorëzua Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI). Peticioni kërkonte ndalimin e menjëhershëm të punimeve restauruese, të cilat ishin konsideruar si ndërhyrje jo transparente dhe të papërshtatshme në një vend që përfaqëson dhimbjen dhe rezistencën ndaj shtypjes politike.

Rreth 10 ditë më vonë, IKTK-ja konfirmoi se punimet tashmë janë pezulluar. Në reagimin e saj publik, “Qëndresa Qytetare” e përshëndeti pezullimin si një hap të rëndësishëm drejt reflektimit institucional, por paralajmëroi se bëhet fjalë për një ndalesë të përkohshme.

“Themelet e kujtesës nuk mund të preken pa një vizion të qartë dhe pa një proces gjithëpërfshirës, të bazuar në transparencë, respekt dhe konsultim publik”, theksoi Qëndresa Qytetare në deklaratën e saj të shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Punimet në Spaç nisën në fund të majit dhe parashikohej të përfundonin brenda 56 ditëve.

Sipas dokumentacionit të siguruar, projekti përfshinte restaurimin e të paktën tetë ambienteve të brendshme, përfshirë vendrojen, komanden, dhomën e takimeve, infermierinë, kuzhinën/mensën, fjetoren, vendin e apelit dhe tualetet. Për më tepër, projekti përfshinte ndërtimin e një kulle vrojtimi të re, vendosjen e një porte hekuri në hyrje dhe rrethimin me tela me gjemba të disa hapësirave të brendshme.

Këto elemente – sipas aktivistëve dhe studiuesve – rrezikonin autenticitetin e vendit dhe mund ta transformonin Spaçin në një “instalacion muzeal të sterilizuar” që i shmanget përballjes reale me të kaluarën.

Më 7 qershor, aktivistë dhe ish-të burgosur politikë u mblodhën pranë strukturave të ish-burgut të Spaçit. Në deklaratat e tyre publike, ata denoncuan përpjekjet për të “zbukuruar” apo “romantizuar” vendin ku për dekada u burgosën mijëra kundërshtarë të regjimit komunist.

Aktivistët ngritën gjithashtu pyetje mbi transparencën e procedurave: si u përzgjodh projekti, pse mungoi konsultimi me komunitetin e të përndjekurve dhe me studiues të fushës, dhe cilat janë objektivat afatgjata të Ministrisë për këtë vend? Këto pyetje vazhdojnë të mbeten pa përgjigje të qarta.

Më 6 qershor, përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, deklaroi se ndërhyrjet në Spaç janë pjesë e një “strategjie më të gjerë për rehabilitimin e vlerave dhe peizazhit në gjendjen sa më origjinale”.

Në të njëjtin reagim, Gonxhja zbuloi se ndërhyrja ishte ndërmarrë për të mbështetur realizimin e një filmi nga regjisori Namik Ajazi dhe shkrimtari Visar Zhiti, i cili do të trajtojë revoltën e Spaçit që ndodhi në vitin 1973. Filmi është parashikuar të xhirohet në mjediset origjinale të burgut, dhe punimet për restaurimin janë cilësuar si “të nevojshme” për sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij projekti artistik.

Ky fakt shtoi më shumë shqetësimet, pasi përfaqësues të shoqërisë civile e konsideruan si të papranueshme që vendimmarrja për ndërhyrjet në një vend kujtese të ndikohet nga nevojat e një produksioni filmik.

Ndërhyrjet në Spaç kanë rikthyer në vëmendje edhe një herë boshllëqet në politikat e trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Megjithëse vendi ka bërë hapa përpara në njohjen institucionale të vendeve të kujtesës, përfshirë edhe vetë Spaçin si monument kulture i kategorisë së parë, praktika konkrete vazhdojnë të ndjekin logjikën e projektimit nga lart dhe mungesës së dialogut publik.

Pezullimi aktual është një fitore e përkohshme për ata që kërkojnë transparencë dhe përfshirje, por beteja për Spaçin si vend i kujtesës vazhdon. Nëse autoritetet synojnë të restaurojnë dhe ruajnë vlerat e Spaçit, kjo nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen aktive të ish-të dënuarve politikë, organizatave të kujtesës dhe komunitetit të gjerë qytetar.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kuvendi finalizon tenderin 750 mijë euro për të zbardhur me Inteligjencë Artificiale, fjalimet e deputetëve
Artikulli tjetër Rijetëzimi i “Asllan Rusit” për sport apo kulla?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.