KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qiraja mesatare arrin 721 euro në muaj, në Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qiraja mesatare arrin 721 euro në muaj, në Tiranë
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Qiraja mesatare arrin 721 euro në muaj, në Tiranë

Përditësimi i fundit: 12 Qershor, 2026 9:40 am
125 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, sipas të dhënave të agjencive imobiliare.

Teksa çmimet e qirave vijojnë të rriten, të ardhurat mujore nuk po ndjekin të njëjtin ritëm, duke e kthyer koston e strehimit me qira afatgjatë, përtej kufijve të përballueshmërisë së rekomanduar nga koeficienti ndërkombëtar, por edhe një nga sfidat më të mëdha financiare për individët dhe familjet.

Ekspertja e tregut të pasurive të paluajtshme, njëkohësisht dhe menaxhere ekzekutive e agjencisë “Colliers International Albania” Stela Dhami thotë se shpenzimet mujore për qiranë konsiderohen të përballueshme nëse zënë jo më shumë se 30% të të ardhurave mujore të një familje.

Sipas koeficientit ndërkombëtar që përdoret për vlerësimin e përballueshmërisë së strehimit, qiraja konsiderohet e përballueshme kur nuk kalon 30% të ardhurave mujore bruto të familjes ose individit. Kur qiraja kalon mbi 30% të të ardhurave mujore, ajo konsiderohet e papërballueshme dhe sinjalizon stres financiar te një familje për strehimin. Nëse arrin mbi 50%, kjo gjendje quhet “housing cost burden” ekstrem, që rrit rrezikun e pasigurisë në strehim.

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti 90,119 lekë apo rreth 930 euro, për 3-mujorin e parë të vitit 2026 sipas INSTAT.

Qiraja mesatare mujore arriti 721 euro e llogaritur për Monitor, nga agjencia imobiliare CPM (qiraja mesatare është llogaritur nga transaksionet për 2026).

Nga llogaritjet, sipas formulës së koeficientit ndërkombëtar, një individ duhet të shpenzojë 77% të ardhurave të tij bruto apo 720 euro për të paguar shpenzimet e qirasë.

Nëse merret parasysh paga mesatare neto prej rreth 72 mijë lekësh (740 euro), shpenzimet për qiranë arrijnë rreth 97% të të ardhurave mujore neto, duke e bërë strehimin praktikisht të papërballueshëm për një individ mesatar.

Në të dyja rastet, treguesit qëndrojnë ndjeshëm mbi pragun prej 30% që konsiderohet kufiri i përballueshmërisë së kostove të banimit.

Kostoja e strehimit mbetet problematike edhe për familjet me më shumë se një të punësuar. Një familje me 3 anëtarë (2 të rritur dhe 1 fëmijë), me të ardhura mesatare bruto prej rreth 182,200 lekësh, nëse paguan një qira prej 721 eurosh në muaj, shpenzon rreth 39% të të ardhurave për strehim. E llogaritur me të ardhurat neto, kjo përqindje arrin rreth 49%.

Përveç kostove të larta të strehimit, edhe shpenzimet për ushqime vijojnë të zënë peshën më të madhe të buxhetit familjar. Në Shqipëri, ato përbëjnë rreth 40% të shpenzimeve mujore, ndjeshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 13% dhe atë të rajonit, nën 35%.

Në 2024 sipas të dhënave të INSTAT mbi buxhetin e familjeve, familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për konsum, një rritje prej 1,5% krahasuar me vitin 2023. Edhe pse shpenzimet totale janë rritur, struktura e buxhetit të familjeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, me ushqimin që vijon të zërë peshën më të madhe.

Shpenzimet mujore në 2024 për grupin “ushqime dhe pije jo-alkoolike” përbën 39,6% të shpenzimeve mujore, po aq sa një vit më parë, me një shumë mesatare prej 36,879 lekësh.

Agjentët e tregut të shitblerjes së pasurive të paluajtshme pohojnë se çmimet e qirave vijojnë të jenë në të njëjtat nivele me vitin e kaluar. Për 2025 sipas të dhënave nga tregu i pasurive të paluajtshme, në zonat pranë qendrës së Tiranës, çmimet mesatare të qirave për apartamente të tipologjisë 1+1 varionin nga 600-900 euro në muaj, ndërsa në periferi qiratë ishin 400 dhe 500 euro.

Sipas një vëzhgim të bërë më herët  për 2026 nga “Monitor” në Tiranë çmimet e qirave për apartamente afatgjatë për disa zona kishin shënuar tendencë rritëse krahasuar me vjet.

Sipas agjentëve imobiliarë, pranë stadiumit “Dinamo”, çmimet e apartamenteve tipologji 1+1 variojnë nga 500 deri 1,000 euro, krahasuar me 500–800 euro vitin e kaluar. Çmimet maksimale janë rritur deri në 25% krahasuar me vjet.

Rritje ka pasur edhe për apartamentet 1+1 në zonën e Liqenit, ku agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme raportojnë se çmimet maksimale kanë arritur deri në 1,500 euro në muaj, nga 1,300 euro në vitin 2025. Qiratë janë shtrenjtuar 15%.

Për apartamentet pranë Komunës së Parisit, me sipërfaqe 1+1, çmimet e qirasë për vitin 2025 varionin nga 500 deri në 800 euro në muaj. Për 2026, në rrugën e Kosovarëve, apartamentet 1+1 (përfshirë post parkimi) kanë arritur 900 euro.

Agjentët imobiliarë shpjegojnë se rritja e çmimeve nuk është vetëm pasojë e kërkesës së lartë, por edhe e shfrytëzimit të pronave për qira afatshkurtër, që pakëson ofertën e disponueshme për qira afatgjata. Ky fenomen po shton presionin mbi tregun dhe pritet të ndikojë edhe në vitin 2026.

Sipas të dhënave nga AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, vetëm në Tiranë kishte mesatarisht të listuara rreth 5200 njësi në vitin 2025, nga rreth një mijë që ishte kjo shifër në vitin 2021, kur është e dhëna e parë e disponueshme, me pesëfishim.

Ndërsa në total në të gjithë vendin ishin të disponueshme për vitin 2025 rreth 26,3 mijë apartamente të dhëna me qira afatshkurtër përmes platformave AirBnb (në total përfshihen edhe të dhëna nga platformat Booking dhe Expedia). Në 2024 totali i apartamenteve ishte 21 mijë. Rritja rreth 25%.

Në shtrenjtimin e qirave ka ndikuar edhe rritja e çmimeve të apartamenteve sipas Stela Dhamit nga “Colliers Albania”, sidomos për zonat afër qendrës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Botërori 2026/ Koreja e Jugut përmbys Çekinë, në ndeshjen e dytë të Grupit A
Artikulli tjetër Protestat/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.