KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qytetarët mbushin sheshin e Prishtinës prej pesë netësh protestë, kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qytetarët mbushin sheshin e Prishtinës prej pesë netësh protestë, kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
AktualeAnalizeFokusKryesoreRajoniSociale

Qytetarët mbushin sheshin e Prishtinës prej pesë netësh protestë, kundër dënimit të katërshes së UÇK-së

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2026 8:20 am
12 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Mijëra njerëz dolën në sheshin kryesor të Prishtinës të dielën, në natën e pestë radhazi të protestës së kosovarëve kundër dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me burgim për krime lufte nga gjykata kosovare në Hagë ditë më parë.

Kosovarët janë duke protestuar çdo mbrëmje qëkurse Hashim Thaçi, Kadi Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi – të cilët udhëhoqën UÇK-në gjatë luftës së saj kundër forcave serbe më 1998-99 – u shpallën fajtorë më 16 shtator nga ajo që njihet si Gjykata Speciale e Kosovës, për katër akuza për krime lufte.

Në natën e pestë të protestës në sheshin qendror të kryeqytetit, Skënderbeu, protestuesit shpalosën një flamur të madh kombëtar shqiptar në nisje të saj, para të vazhdonin me brohoritjet e tyre “UÇK, UÇK, UÇK”.

Në mesin e protestuesve ishin si zakonisht edhe familjarë të katër ish-krerëve të dënuar të UÇK-së.

Ndërkohë, Çlirim Haziri, një nga organizatorët e protestës, tha se kërkesa kryesore e protestuesve vazhdon të jetë ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, i cili ishte votuar nga Kuvendi i Kosovës më 2015.

Haziri tha se “nëse deri nesër nuk shohim ndonjë iniciativë për ndryshimin e këtij ligji, protesta jonë nuk do të ndalet këtu, ajo do të zgjerohet”.

Gjykata Speciale është formalisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Haziri gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës ta vazhdojnë mbështetjen për mbrojtjen e të pandehurve në gjyqin e Hagës.

Ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Veseli dhe Krasniqi, dhe ish-deputeti Selimi, i kanë mohuar akuzat dhe kanë thënë se do të ankohen ndaj aktgjykimit të shkallës së parë në Apelin e Speciales.

Dënimi i tyre me burgim është kritikuar ashpër në Kosovë, ku ata shihen si heronj kombëtarë.

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë më 1998-’99 thotë se i ka dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës, shumica dërrmuese e tyre shqiptarë të vrarë nga forcat serbe.

Për çfarë u dënuan ish-eprorët e UÇK-së?

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim secili. Veseli, u dënua me 18 vjet burgim, ndërsa Selimi me 13 vjet.

Trupi gjykues i shpalli ata përgjegjës penalisht për krimet e luftës të ndalimit arbitrar të 385 njerëzve, trajtimit mizor të 49, torturimit të 303, dhe vrasjen e 96 njerëzve.

Sipas aktgjykimit, viktimat përfshinin shqiptarë të Kosovës që konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së, individë që pretendohej se kishin lidhje me Republikën Federative të Jugosllavisë ose autoritetet serbe, si dhe pjesëtarë të caktuar të pakicave etnike, përfshirë një numër romësh dhe serbësh.

Në anën tjetër, që të katërtit u shpallën të pafajshëm për gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

La Liga/ Derbi i Madridit i shkon Atletico-s, Reali bie mes polemikave

Përplasja për pagat e magjistratëve/ Rama fton institucionet e drejtësisë në bisedime

Gara e çmendur SHBA-Kinë për IA që mund të sjellë katastrofën

‘NAZA’, dokumentari për Gazën shkakton stuhi politike

Vera 2026 rriti numrin e turistëve, por shtoi pikëpyetjet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?
Artikulli tjetër Njeriu i 17 shkurtit, nën hijen e 16 shtatorit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rritja e shpejtë e çmimit të banesave dhe kreditë, Moody’s paralajmëron Shqipërinë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Vendimi për ish-krerët e UÇK/ Studentët marshojnë sot në Prishtinë
Analize Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Atentat me vrasje, në Sarandë/ Policia merr në pyetje rreth 20 persona
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.