KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raporti i “Reporterët Pa Kufij”, Asociacioni i Gazetarëve: Një realitet i turbullt
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Raporti i “Reporterët Pa Kufij”, Asociacioni i Gazetarëve: Një realitet i turbullt
AktualeOpinionSociale

Raporti i “Reporterët Pa Kufij”, Asociacioni i Gazetarëve: Një realitet i turbullt

Përditësimi i fundit: 2 Maj, 2025 9:42 am
228 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas publikimit të raportit të organizatës “Reporterët Pa Kufij” për vitin 2025 për lirinë e medias. Në reagim thuhet se AGSH vëren faktin që Shqipëria është ngjitur me 19 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2025, por një vështrim i kujdesshëm mbi treguesit tematikë tregon një realitet të turbullt dhe larg përmirësimeve të qëndrueshme.

AGSH shton se ngjitja në renditje nuk duhet të përdoret për propagandë, por si një moment reflektimi për të kuptuar thellësisht defektet strukturore që kërcënojnë median në Shqipëri. Gjithashtu në reagim thuhet se në treguesit politik Shqipëria ka rënë nga vendi i 110 në 2024, në vendin e 119 në 2025, me një pikëzim nga 42.27 në vetëm 38.62, duke reflektuar një përkeqësim të qartë të klimës politike për median.Po ashtu AGSH shton se në treguesit ekonomik nga vendi i 142 në 2024, Shqipëria ka rënë në vendin 147, me pikëzim që bie nga 34.64 në 31.69 dhe kjo tregon thellimin e krizës në modelin e qëndrueshmërisë financiare të medias.

POSTIMI:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë vëren faktin që Shqipëria është ngjitur me 19 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2025, por një vështrim i kujdesshëm mbi treguesit tematikë tregon një realitet të turbullt dhe larg përmirësimeve të qëndrueshme.

Treguesi politik

Shqipëria ka rënë nga vendi i 110 në 2024, në vendin e 119 në 2025, me një pikëzim nga 42.27 në vetëm 38.62, duke reflektuar një përkeqësim të qartë të klimës politike për median. Ky regres vjen si rezultat i:
• Politizimit ekstrem të institucioneve që rregullojnë median publike.
• Emërimeve partiake në krye të RTSH dhe AMA, që kanë cenuar pavarësinë editoriale.
• Frikësimit dhe delegjitimimit të gazetarëve kritikë nga të dyja kampet politike, sidomos në prag të zgjedhjeve.

Kjo rënie është dëshmi se, pavarësisht ngjitjes në renditjen e përgjithshme, presioni politik është rritur dhe hapësira për gazetari të lirë po ngushtohet çdo ditë.

Treguesi ekonomik

Nga vendi i 142 në 2024, Shqipëria ka rënë në vendin 147, me pikëzim që bie nga 34.64 në 31.69. Kjo tregon thellimin e krizës në modelin e qëndrueshmërisë financiare të medias. Varësia nga fonde shtetërore dhe lidhjet e pronarëve të mediave me pushtetin politik po përkeqësojnë më tej mjedisin për gazetari të pavarur.

Treguesit e tjerë

Treguesi i sigurisë ka pësuar një rritje të ndjeshme nga vendi 112 në vendin 70, falë disa përmirësimeve në hetimin e sulmeve ndaj gazetarëve. Megjithatë, krimi i organizuar dhe mungesa e ndëshkueshmërisë mbeten rreziqe serioze.

Treguesi legjislativ ka njohur përparim nga vendi 69 në 53, por mungesa e mbrojtjes së burimeve dhe vendimet gjyqësore që censurojnë raportimet për çështje publike ende janë problematike.

Ngjitja në renditje nuk duhet të përdoret për propagandë, por si një moment reflektimi për të kuptuar thellësisht defektet strukturore që kërcënojnë median në Shqipëri.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Reporterët pa Kufij: Përkeqësim i lirisë së medias në Kosovë
Artikulli tjetër Anija kozmike e epokës sovjetike e nisur në vitet ’70, pritet të rihyjë në Tokë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
Analize Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.