KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Reformimi i plotë i taksave vendore, urgjent dhe i domosdoshëm
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Reformimi i plotë i taksave vendore, urgjent dhe i domosdoshëm
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Reformimi i plotë i taksave vendore, urgjent dhe i domosdoshëm

Përditësimi i fundit: 16 Prill, 2025 12:26 pm
288 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Sistemi aktual i taksave vendore kërkon një reformë të thellë në strukturë, varësi institucionale, barrë tatimore, kuadër ligjor. Qëllimi duhet të jetë: (1) thjeshtësi në zbatim, (2) objektivitet pa hapësira për interpretime subjektive dhe (3) një barrë tatimore më e ulët e më e drejtë. Ligji 9632 dhe aktet nënligjore nuk janë harmonizuar me zhvillimet në legjislacionin tatimor, duke krijuar boshllëqe dhe mos koordinim me ligje si tatimi mbi të ardhurat, TVSH apo procedurat tatimore. Një reformë e thellë e taksave vendore do të krijonte një klimë më të favorshme për bizneset dhe investitorët. Disa nga arsyet pse reforma është urgjente dhe e domosdoshme:

Së pari, ndarja e tatimpaguesve sipas xhiros (0-2-8 milionë lekë) bie ndesh me kufirin aktual prej 14 milionë lekësh të përcaktuar në ligjin organik të të ardhurave. Ky mospërputhje nxit shmangien nga formalizimi dhe penalizon padrejtësisht bizneset për diferenca të vogla në xhiro. Gjithashtu, taksa për ndërtimet dhe detyrimi për strehimin social kanë rritur kostot, duke goditur blerësin dhe veçanërisht shtresën e mesme, pa transparencë për përfituesit e këtij kontributi.
Së dyti, mungesa e koordinimit mes bashkive dhe administratës qendrore, pavarësisht marrëveshjeve ekzistuese dypalëshe që kanë, mbetet shqetësuese. Ne kemi klientët tanë që kanë muaj që e kanë hapur biznesin, kanë dërguar dhe njoftim për regjistrim në taksat vendore (edhe pse nuk e kanë detyrim njoftimin) dhe akoma nuk e kanë faturën përkatëse për të paguar taksat vendore, edhe pse afati është 30 ditë pas hapjes së biznesit.

Apo kemi raste që klientët tanë kanë ndryshuar kategorinë prej xhiros së rritur dhe kjo gjë nuk është reflektuar në kohë në sistem dhe nuk ka pasur faturë për pagesë të gjeneruar, por është shfaqur pas 3 vitesh, bashkë me gjoba dhe kamatëvonesa edhe pse vullneti dhe korrektësia për të paguar ka qenë në çdo kohë!

Regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistemin e tatimeve qendror janë të njëkohshme për të gjithë institucionet e tjera publike, megjithatë, nuk përkthehen automatikisht në përditësim të detyrimeve për taksat vendore. Mungesa e sistemit të adresave rrit pasigurinë dhe penalitetet, ndërsa Komisioni i Apelimit për Taksa Vendore ka pretendime dhe emisione investigative që nuk ka qenë funksional, duke cenuar të drejtën për apelim.

Së treti, fragmentimi i sistemit dhe mungesa e standardizimit mes bashkive. Çdo bashki ka autonomi për të miratuar rregulla dhe nivele të ndryshme taksash, duke krijuar një mozaik të pakoordinuar për bizneset që operojnë në nivel kombëtar. Po ashtu, mungon dixhitalizimi i plotë i proceseve dhe transparenca. Ndryshe nga administrata qendrore, bashkitë ende përdorin praktika të decentralizuara, të pa aksesueshme dhe të fragmentuara për tatimpaguesin.

Së fundi, parimi i proporcionalitetit, i zbatuar në legjislacionin tatimor kudo, shpesh neglizhohet në nivel vendor nga dispozitat e VKB që janë grey areas. Zbatimi jo proporcional i detyrimeve vjetore, pa marrë parasysh momentin e hapjes apo mbylljes së aktivitetit apo ndryshimin e kategorisë sjell ngarkesa të pajustifikuara vjetore dhe jo proporcionale. Shembulli i tarifës së arsimit, e quajtur “e përkohshme” por që zgjat prej vitesh, tregon mungesën e logjikës fiskale.

Për ta mbyllur, deri në realizimin e një reforme të mirëkonsultuar gjerë dhe të plotë, bizneset duhet të veprojnë me kujdes të shtuar. Duhet që të kërkojnë faturat në kohë, të ndjekin ndryshimet e kategorisë edhe pse nuk është detyrim i tyre për të njoftuar, për të shmangur penalitete të panevojshme.

Megjithatë, reforma nuk është vetëm e domosdoshme, por urgjente. Një reformë kaq e rëndësishme kërkon një debat të gjerë publik, ku të gjithë aktorët të përfshihen në propozimin dhe miratimin e ndryshimeve. Konsultimi i shoqërisë civile, ekspertëve dhe bizneseve është një hap i jetik për të siguruar që reforma të jetë efektive dhe gjithëpërfshirëse.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zyra Rregullatorit të Energjisë e Kosovës miraton tarifat e reja
Artikulli tjetër SHBA çon në 245% tarifat ndaj mallrave kineze, “rezultat i veprimeve hakmarrëse të Pekinit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.