KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Reporterët pa Kufij: Kosova, përparim në lirinë e medias
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Reporterët pa Kufij: Kosova, përparim në lirinë e medias
AktualeAnalizeKryesoreOpinionRajoniSociale

Reporterët pa Kufij: Kosova, përparim në lirinë e medias

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2026 7:45 am
35 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin e 84-të, apo 15 vende më mirë sesa vitin paraprak.

“Me përjashtim të Kosovës, që shënoi përparim pavarësisht se mbetet një nga shtetet me renditjen më të ulët në Evropë, liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi po përkeqësohet”, thanë Reporterët pa Kufij.

Vitin e kaluar, Kosova shënoi regresin më të madh në indeksin e lirisë së mediave të organizatës Reporterët pa Kufij duke u radhitur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete – rënia më e madhe në 15 vjet në indeksin vjetor të lirisë së shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij.
Çfarë thuhet për lirinë e medias në Kosovë?

“Rregullatori joefektiv i mediave, Komisioni i Pavarur për Media [KPM], ishte subjekt i një reforme legjislative, e cila u shpall jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese”, u tha në pjesën për Kosovën të raportit të Reporterëve pa Kufij.

Në prill të vitit 2025, Gjykata Kushtetuese e Kosovës shfuqizoi Ligjin për KPM-në, duke argumentuar se disa nene nuk ishin në përputhje me Kushtetutën.

Pjesët që u gjetën që nuk ishin në përputhje kishin të bënin me zgjedhjen e anëtarëve të KPM-së, shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit, kompetencat e KPM-së, rregullimin e pronësisë dhe disa pika që kishin të bënin me sanksionet dhe gjobat.

Reporterët pa Kufij vënë në pah se sistemi gjyqësor i Kosovës ka nisur të trajtojë “si prioritet” rastet që kanë të bëjnë me gazetarët.

“Por, gjithnjë e më shumë gazetarë kanë qenë subjekt i padive SLAPP [padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike] të iniciuara nga grupe biznesi dhe politikanë”, tha raporti, ku u shtua se qasja në informacione publike është penguar nga zbatimi i dobët i ligjit.

Sipas raportit për vitin 2026 të Reporterëve pa Kufij, edhe pse mediat arritën të mbanin përgjegjës politikanët, gazetarët “vazhdojnë të jenë subjekt i sulmeve politike”.

Aty thuhet se ndonëse gazetarët gëzojnë besim nga shoqëria, mediat e pavarura dhe gazetarët hulumtues “shpesh janë cak i fyerjeve dhe lajmeve të rreme në rrjetet sociale”.

“Ata pa të drejtë akuzohen për ‘bashkëpunim me armikun’, retorikë e përdorur nga grupe politike dhe fetare”.

“Në vitet e fundit, shumë gazetarë kanë qenë subjekt i kërcënimeve dhe sulmeve fizike nga rrjete kriminale, por po ashtu edhe për shkak të tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit. Disa gazetarë po ashtu kanë qenë cak i vëzhgimit. Disa sulme të ndodhura së voni ndaj gazetarëve kanë rezultuar me dënime”.

Raporti përmend po ashtu bojkotin nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti para zgjedhjeve të shkurtit të vitit 2025, kur “disa media private ishin në cak të bojkotit të Qeverisë, që po ashtu kërcënoi pavarësinë e transmetuesit publik, RTK”.

“Mediat në gjuhën serbe, që janë nën presion nga forcat politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasje në informacion publik, veçmas në gjuhën e tyre, gjë që është e drejtë kushtetuese për minoritetet”, tha organizata.

Ndërkaq, në pjesën e financimit të mediave thuhet se mediat në Kosovë kryesisht financohen nga të ardhurat e reklamave nga sektori privat dhe po ashtu ndonjëherë mbështeten nga autoritetet lokale apo partitë politike.

“Përveç kësaj, përmes pronarëve të tyre, redaksitë e mediave private janë të ekspozuar nga ndërhyrja nga grupe të fuqishme politike apo biznesore. Mediat në gjuhën serbe përballen me një sfidë shtesë, atë të tregut të vogël në të cilin organizatat mediale varen nga financimi nga Serbia fqinje, ndërkaq mediat e pavarura nuk do të mund të mbijetonin pa financim ndërkombëtar”.

Pas publikimit të raportit, këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, vlerësoi se përparimi i shënuar “është meritë 100 për qind e sistemit gjyqësor”.

Në këtë drejtim, ajo përmendi shfuqizimin e Ligjit të KPM-së, që sipas saj konfirmoi se “eksperimenti i Qeverisë për të draftuar dhe miratuar ligje pa përfshirjen e sektorit të mediave, pa konsultim dhe me nxitim, në procedura të përshpejtuara pak para vitit të ri, duke shpërfillur opinionin ligjor të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian ka qenë i rrezikshëm dhe e ka dëmtuar vendin tonë jashtëzakonisht shumë në rangim botëror”.

Kusari tha se shpreson që Lëvizja Vetëvendosje “të reflektojë” dhe kurdo që të hartohet sërish ligji të përmirësojë gabimet në ligj, që sipas saj, “e kanë shkatërruar reputacionin e vendit tonë në nivel global”.

Ajo tha po ashtu se ky raport konfirmon se sistemi gjyqësor në Kosovë është “mbrojtësi më i madh i lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave në pesë vjetët e fundit”.

Si është gjendja e lirisë së medias në Ballkanin Perëndimor?

Pavarësisht përparimit të shënuar, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova nuk qëndron më së miri sa i përket lirisë së shtypit.

Mali i Zi renditet në vendin e 41-të (nga 37 sa ishte vitin e kaluar) në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij.

Maqedonia e Veriut sivjet u radhit në vendin e 45-të (ka shënuar rënie pasi vitin e kaluar ishte në vendin e 42-të), Shqipëria është vetë një pozitë më lart se Kosova, pra në vendin e 83-të (vitin e kaluar ishte në vendin e 80-të), Bosnjë dhe Hercegovina në vendin e 90-të (vitin e kaluar ishte në pozitën e 86-të) dhe Serbia më së keqi, duke u radhitur e 104-ta (vitin e kaluar ishte në vendin e 96-të).

“Edhe pse Shqipëria [që ka shënuar rënie prej tre pozitash], Bosnjë e Hercegovina [minus katër pozita] dhe Serbia [që ka rënë për tetë vende] aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, që të tri shtetet janë armiqësore ndaj gazetarisë dhe të cenueshme ndaj propagandës”, thuhet në raportin e Reporterëve pa Kufij.

Sipas raportit, rajoni i Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore vazhdon të jetë në vendin e parafundit në radhitje në indeksin e këtij viti, ndërkaq zona e BE-së dhe Ballkanit është në vendin e parë pavarësisht rënies së kushteve në gazetari.

Sipas Reporterëve pa Kufij, ky rajon gjithnjë e më shumë i ngjan një eksperimenti të gjerë, ku vlerat përmbysen dhe legjislacioni përdoret për t’iu shërbyer atyre që janë në pushtet, në dëm të së drejtës për informim.

Në indeksin e organizatës, në vendin e parë sa i përket lirisë së shtypit është Norvegjia, ndërsa në vendin e 180-të është Eritrea.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale

Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?

Nafta mbi 200 lekë për litër, por tregtarët s’lëshojnë faturë

Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin

Shqiptarët e pasur grumbullojnë miliardat, të zakonshmit kursejnë qindarka

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë
Artikulli tjetër Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Treshja e Bayern-it, Kane-Diaz-Olise, kap kuotën e 100 golave
Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
David Alaba “përfshihet” në një mashtrim miliona eurosh në Tiranë
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
FIFA do të propozojë që, çdo ekip të ketë në fushë një lojtar U-21
Aktuale Politike Sociale Sporti 30 Prill, 2026
Investimet e huaja/ Rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Rajoni 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.