Reshjet e dëborës dhe të shiut kanë nisur gjatë natës në zonat veriore dhe juglindore të vendit.
Mësohet se, në disa segmente, si Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, pas reshjeve të shiut kanë nisur reshjet e borës.
Ndërsa, në aksin Maliq–Kufi Gramsh, reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë dalje të dy përrenjve me inerte në rrugë.
Gjithashtu, reshje bore janë regjistruar edhe në aksin Ersekë–Tre Urat, por pa ndikuar në qarkullim.
Në akset Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras, reshjet janë me intensitet të ulët dhe mesatar.
Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi, ka renditur të gjitha zonat me prani të reshjeve të dëborës, ku e bllokuar mbetet vetëm Qafë Thora për shkak të rënies së ortekëve.
Gjithashtu ARRSH bën me dije se veç këtij aksi, qarkullimi vijon normalisht në segmentet e tjera rrugore.
Në terren vijon puna për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës.
Marrë nga Dosja.al