Pas më shumë se dy javësh rikthehet në punë ekzaminimi me rezonancë magnetike në Qendrën spitalore universitare Nënë Tereza.
“Erdha para një jave dhe më thanë është e prishur. Tani erdha mora përgjigjen”.
Mjeku imazherist Genci Asqeri shpjegon se ka qenë një defekt inxhinierik që pezulloi kryerjen e ekzaminimeve në QSUT, ku çdo ditë kryhen afro 25 të tilla në ditë.
“Këtu kryhen 20 ekzaminime që vijnë më referim dhe -5 6 nga shërbimet të cilat u kryen tek neurologjia”.
Ky defekt inxhinerik nuk kishte lidhje me shkëndijën elektrike që ndodhi në katin -1 të urgjencës së sëmundjeve të brendshme. Ekzaminimi me rezonancë magnetik ofron pamje të anatomisë dhe proceseve fiziologjike të trupit më të detajuara duke i dhënë mjekut një panoramë më të qarte si në rastet kur duhen kryer ndërhyrje kirurgjikale apo dhe ndjekje të ecurisë së një sëmundjeje.