KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rikthimi në detyrë “në letër”: 66.7% e vendimeve gjyqësore nuk zbatohen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rikthimi në detyrë “në letër”: 66.7% e vendimeve gjyqësore nuk zbatohen
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Rikthimi në detyrë “në letër”: 66.7% e vendimeve gjyqësore nuk zbatohen

Përditësimi i fundit: 7 Prill, 2026 10:56 am
69 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore për rikthimin në detyrë të nëpunësve civilë vijon të mbetet një nga hallkat më të dobëta të administratës publike, me nivele të ulëta zbatimi, vonesa të gjata dhe pasoja të drejtpërdrejta si për individët, ashtu edhe për financat publike.

Sipas raportit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, nga monitorimi i realizuar pranë 73 njësive të vetëqeverisjes vendore për periudhën janar 2024 – dhjetor 2025, janë evidentuar 144 vendime gjyqësore të formës së prerë për rikthim në detyrë. Nga këto, vetëm 33.3% janë ekzekutuar, ndërsa 66.7% vijojnë të mbeten të paekzekutuara.

Në total rezultojnë 96 nëpunës civilë në listë pritjeje dhe vetëm 48 raste të sistemuara në një pozicion pune në shërbimin civil. Pjesa më e madhe e tyre i përket kategorisë ekzekutive (60 raste), ndërsa 19 raste janë të nivelit të ulët drejtues dhe 16 të nivelit të mesëm drejtues.

Problemi nuk lidhet vetëm me moszbatimin, por edhe me kohëzgjatjen e proceseve. Në 87 raste, ose 90.6% e tyre, vendimet janë ekzekutuar jashtë afatit ligjor prej 12 muajsh. Në një perspektivë më të gjerë, 66 vendime kanë mbetur të paekzekutuara për më shumë se 5 vite, ndërsa në 2 raste vonesa kalon 10 vite.

Raporti evidenton gjithashtu një përkeqësim të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore ndër vite. Në periudhën para vitit 2020, kohëzgjatja mesatare ishte rreth 2.3 vite, ndërsa për çështjet e përfunduara pas këtij viti ajo është rritur në 4.8 vite, duke çuar mesataren aktuale në 4.1 vite për një çështje administrative që lidhet me marrëdhënien e punës në shërbimin civil.

Ngarkesa në gjykata mbetet një tjetër faktor kritik. Në vitin 2025, në Gjykatën Administrative të Apelit janë shqyrtuar 26,285 çështje, por janë përfunduar vetëm 3,126, ndërsa 23,159 mbeten të papërfunduara. Me kapacitetin aktual, vlerësohet se do të nevojiten rreth 7.4 vite për të mbyllur stokun ekzistues të çështjeve, pa përfshirë rastet e reja.

Kjo situatë reflektohet drejtpërdrejt në administratë, duke sjellë rritje të vendimeve të paekzekutuara, shtim të barrës financiare për institucionet publike dhe ulje të efektivitetit të mbrojtjes së të drejtave të nëpunësve civilë.

Problematike mbetet edhe mënyra e zbatimit të vendimeve. Në praktikë, institucionet shpesh refuzojnë sistemimin e nëpunësve në pozicionet e ofruara, kërkojnë pëlqimin e tyre, ose nuk zbatojnë rikthimin në të njëjtin apo një pozicion të barasvlershëm, siç kërkohet nga ligji. Në disa raste, aktet administrative të riemërimit kundërshtohen sërish në gjykatë, duke zgjatur më tej procesin.

Ndërkohë, mungesa e një mekanizmi administrativ të detyrueshëm për trajtimin paraprak të mosmarrëveshjeve ka bërë që një pjesë e madhe e çështjeve të përfundojnë në gjykatë. Sistemi aktual nuk garanton zgjidhje brenda një afati të arsyeshëm dhe nuk parandalon rritjen e konflikteve.

Pasojat janë të shumanshme: nga pamundësia reale e rikthimit në detyrë në kohë, te pagesat për nëpunës në listë pritjeje pa ofruar shërbim, shtimi i proceseve gjyqësore dhe cenimi i sigurisë juridike dhe besimit në administratë.

Megjithatë, raporti evidenton edhe disa përpjekje për përmirësim, si krijimi i bazave të të dhënave për rastet individuale dhe një tendencë për pagesën e detyrimeve të prapambetura.

Komisioneri propozon ndërhyrje të drejtpërdrejta ligjore dhe institucionale, duke përfshirë fuqizimin e kompetencave për trajtimin administrativ të ankesave, detyrimin e zbatimit të vendimeve të tij pa efekt pezullues dhe krijimin e mekanizmave për koordinim ndërinstitucional dhe garantim të fondeve për detyrimet financiare.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Wizz Air bëhet partner i Federatës Shqitpare të Fubollit

Tri kompani “padisin” Vangjel Tavon, në KPP

Qiratë në Shqipëri u rritën më shumë se mesatarja e BE-së

FMN: Bota rrezikon të hyjë në recesion, nëse lufta me Iranin vazhdon

Ron Yeffet vodhi ambasadën e Togos në New York dhe i bëri gol avokatëve të Erion Veliajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një aeroport italian mbetet pa karburant, deri në 7 prill
Artikulli tjetër Rusia i jep Iranit listën me 55 objektiva energjetike izraelite

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Samiti i Diasporës: Efekti propagandistik e tejkalon ndikimin real
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Prill, 2026
Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore 15 Prill, 2026
Greqia gati shpimet në Jon/ Në media, hartat e kufirit të pazgjidhur me Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Kryesore Rajoni 15 Prill, 2026
SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 15 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.