Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi në disa rrugë të qytetit të Durrësit. Situata më e rënduar është shfaqur pranë Stadiumit “Niko Dovana” dhe në disa segmente të tjera, përfshirë shëtitoren “Taulantia”.
Uji ka kaluar mbi trotuare, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Pas ndërprerjes së reshjeve, niveli i ujit është tërhequr gradualisht, por autoritetet paralajmërojnë se reshjet e ardhshme mund të rikrijojnë situata problematike. Qytetarët këshillohen të evitojnë lëvizjet e panevojshme në zonat e prekur.
Marrë nga NOA.al