KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

Përditësimi i fundit: 17 Qershor, 2026 12:06 pm
126 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Posaçme rrëzoi në seancën e fundit, kërkesat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të qëndruar jashtë kafazit prej xhami gjatë seancave gjyqësore, si dhe që gjithçka të transmetohet nga mediat në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Seanca e së martës nuk arriti të përmbyllte parashtrimin e kërkesave paraprake, pasi avokatët e pranishëm në sallë kërkuan më shumë kohë.

Kryesuesja e trupi gjykues, gjyqtarja Elsa Ulliri lexoi gjatë apelit deklaratën e Veliajt, ku ai deklaronte se nuk do të merrte pjesë përderisa nuk lejohet të qëndrojë përkrah avokatit të tij. Po ashtu, evidentonte se nuk i ishin vendosur në dispozicion 24 fashikuj nga dosja hetimore, si dhe nuk është njohur ende me përmbajtjen e tyre. Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca kërkoi që klientit të tij t’i jepet kohë të njihet me aktet dhe të shtyhet seanca.

Ndreca këmbënguli në kërkesën e tyre për të transmetuar ‘live’ të gjitha seancat, duke sjellë në vëmendje se nuk ka asnjë pengesë ligjore, si dhe se e drejta e informimit është e drejtë kushtetuese.

Kryesuesja Ulliri deklaroi se gjykata ka marrë vendim lidhur me këtë kërkesë. Ndreca u ankua se po e ndërpriste gjykata, por kryesuesja i solli në vëmendje se nuk mund të zhvillohej debat me gjykatën dhe i kërkoi të parashtronte kërkesa nëse kishte.

Në vijim, Ndreca pretendoi se po cënohej procesi rregullt ligjor për shkak të moslejimit të Veliajt për të qëndruar jashtë kabinës së xhamit, duke vërjetur se Komiteti Shqiptar i Helsinkit e ka cilësuar mbajtjen brenda kabinës në cënim të dinjitetit njerëzor. “Kërkoj që Veliaj të qëndrojë përkrah avokatit të tij, ashtu si Kushtetuta e ka garantuar”, deklaroi Ndreca.

Ai kërkoi që të informohen edhe me mënyrën se si janë administruar prej SPAK kallëzimet ndaj Veliajt, si dhe që të njihen me provat digjitale.

Shtyrje të seancës kërkoi edhe përfaqësuesi i Ajola Xoxës, avokati Gurali Brahimllari, i cili parashtroi se ishte zgjedhur pak kohë më parë prej të mbrojturës prej tij, si dhe kishte qenë jashtë shtetit e për rrjedhojë i nevojitej kohë për t’u konsultuar e për të përgatitur kërkesat paraprake.

Nga avokatët u kërkua që seancat të mos zhvillohen çdo javë, por një herë në dy javë, që të kenë mundësi për të realizuar mbrojtje efektive.

Avokati i të pandehurit Mirton Lika dhe shoqërisë Lani shpk kërkoi ndarjen e çështjes dhe dërgimin për kompetencë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, duke argumentuar se akuza ndaj tyre ishte fshehje e të ardhurave dhe se nuk është e lidhur me akuzat e tjera.

Prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado i kundërshtuan kërkimet si të pabazuara. Dumani kërkoi që të rrëzohet kërkesa për ndarjen e çështjes për të pandehurin Lika, duke konstatuar se provat ndaj tij ndikojnë tek të pandehurit e tjerë.

Lidhur me kërkesën për transpetimin e drejtëpërdrejtë, Dumani vërejti se të gjitha seancat gjyqësore janë publike, përveç atyre që zhvillohen me dyer të mbyllura. “Në sallë ka gazetarë e persona të interesuar. Nuk ka lidhje transmetimi ‘live’ me seancëm publike. Një gjë të tillë nuk ka as në rajon, as në Bashkimin Evropian dhe as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Dumani dhe shtoi se ka një vendim nga gjykata lidhur me këtë kërkesë.

Dumani kundërshtoi sit ë pabazuar edhe kërkimin për zhvillimin e gjyqit një herë në dy javë. “në fakt duhet zhvilluar çdo ditë, por për arsye objektive, të ngarkesës së kësaj gjykate, është e pamundur”, tha Dumani dhe e cilësoi më se të mjafuteshëme një javë.

Ai e cilësoi të padrejtë kërkimin e avokatit Brahimllari për shtyrje të seancës që t’I jepej kohë për të përgatitur kërkesat paraprake, megjithatë ai e la në çmim të gjykatës.

Prokurori Ols Dado mbajti qëndirm lidhur me kërkesën e Veliajt për qëndrimin jashtë kabinës së xhamit. Ai solli në vëmendje praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që sipas tij e ka bërë të qartë se qëndrimi në ndarjen prej xhami nuk përbënë element poshtërues.

Për kërkesën për t’u njohur me provat digjitale, prokurori Dado nënvizoi se nuk ka të bëjë me procesin e rregullt ligjor. Ai argumentoi se të dhënat që gjenden në provat digjitale janë të pasqyruara në procesverbale.  Për mënyrën e administrimit të kallëzimeve ndaj Veliajt, Dado tha se kjo e dhënë nuk përbënë asnjë interes për procesin penal.

Ata i cilësuan të përsëritura shumicën e kërkesave të mbrojtësve të të pandehurve dhe kërkuan rrëzimin e tyre.

Prokurori Ndreca reagoi duke bërë me dije se provat digjitale po i kërkojnë pasi janë marrë të dhënat bankare në shkelje të Kushtetutës.

Pasi u tërhoq në dhomë këshillimi, gjykata vërejti se i qëndronin një vendimarrjeje të mëparshme për vendosjen në dispozicion të provave digjitale. Po ashtu, u konstatua se kishte vendim të mëparshëm edhe për moslejimin e transmetimit ‘live’ të gjithë seancës, por lejimin e operatorëve në fillim, para çeljes së çdo séance.

Gjykata nuk pranoi kërkesën e Veliajt për të qëndruar jashtë kabinës së xhamit, duke argumentuar se të pandehurit dhe mbrojtësit të tij do t’u jepet mundësia të konsultohen sa herë të kenë nevojë.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore
Artikulli tjetër Si ranë markat më të mëdha të hoteleve botërore në grackën e parave të drogës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
Kush është “Igori i tmerrshëm” i përgjimit të Ben Ahmetajt?
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.