KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rriten kostot për transportin nga radhët në Portin e Durrësit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rriten kostot për transportin nga radhët në Portin e Durrësit
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Rriten kostot për transportin nga radhët në Portin e Durrësit

Përditësimi i fundit: 26 Qershor, 2026 11:22 am
135 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Operatorët e transportit të mallrave ngrenë shqetësimin se edhe ditën e sotme në portin e Durrësit kanë vijuar rradhët e gjata për shkak të mosfunksionimit me eficencë të shërbimit të përpunimit të kontejnerëve.

Sipas operatorëve, problemi kryesor lidhet me numrin e kufizuar të stakerëve (mjete për lëvizjen dhe sistemimin e kontejnerëve), të cilët nuk arrijnë të përballojnë volumin e lartë të punës.

Një prej përfaqësuesve të operatorëve detarë të kontaktuar u shpreh se situata është krijuar për shkak mungesës së mjeteve, stakerave që shërbejnë për ngarkim-shkarkimin e mallrave te kontejnerët.

Të tjerë drejtues të kompanive të transportit të mallrave pohuan se çdo ditë ka pasur 2 deri 3 anije në pritje për përpunim, ndërsa kapacitetet aktuale të mjeteve dhe pajisjeve kanë vështirësi për të përballuar fluksin. Në shumë raste sipas tyre, për shkak të fluksit të mallrave për përpunim mjetet dëmtohen dhe ndërpritet shërbimi deri në riparimin e tyre.

Por vonesat në operacionet portuale po sjellin kosto shtesë për operatorët, për shkak të pritjeve të anijeve, vonesave në dorëzimin e mallrave dhe rritjes së shpenzimeve logjistike.

Drejtuesi i kompanisë “Ballkan Trans Albania” Rodolf Xhillari thotë se kamionët që dërgohen për marrjen e mallrave nga kontejnerët, por mjetet kthehen mbrapsht bosh dhe detyrohen të ngarkohen të nesërmen.

“Por kjo po ngarkon me shtesë operatorët e transportit të mallrave. Ne duhet të paguajmë tarifa shtesë, por edhe na dëmton në marrëdhëniet kontraktuale me klientët porositës të mallrave për import apo eksport”, pohon ai.

Në atë periudhë në portin e Durrësit shërbimi ofrohej nga kompania koncesionare malteze, “Hili Company Limited”, e përfaqësuar në Shqipëri nga “Mariner Adriatic”.

Shërbimi iu dha për 5 vite kompanisë, pas zgjidhjes së njëanshme të kontratës koncesionare me kompaninë turke “Container Terminal Durrës”, çështje që në Arbitrazh u fitua nga shteti, duke shmangur faturën e dëmit prej 100 mln euro që u kërkua nga kompania.

Nga ana tjetër, Porti i Durrësit ka reaguar se situata lidhet me rritjen e ndjeshme të volumit të punës dhe me ndalimin e lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në ditët e fundjavës, për shkak të sezonit turistik.

“Gjatë tre javëve të para të muajit qershor, në Terminalin e Kontejnerëve të Portit të Durrësit janë evaduar rreth 6 mijë kontejnerë, ose mesatarisht rreth 300 kontejnerë në ditë.

Fluksi më i lartë i kamionëve që konstatohet në fillim të javës lidhet me përqendrimin e tërheqjes së kontejnerëve pas kufizimeve sezonale të qarkullimit të mjeteve të rënda gjatë fundjavës, dhe jo me ndërprerje apo ngadalësim të operacioneve portuale”, theksohet në reagimin e APD.

Një situatë e  ngjashme në port u krijua edhe në vitin 2023, kur për 1 muaj shumë anije mbetën në det për disa ditë rresht në pritje të shkarkimit të mallrave.

Në atë periudhë në portin e Durrësit shërbimi ofrohej nga kompania koncesionare malteze, “Hili Company Limited”, e përfaqësuar në Shqipëri nga “Mariner Adriatic”. Shërbimi iu dha për 5 vite kompanisë, pas zgjidhjes së njëanshme të kontratës koncesionare me kompaninë turke “Container Terminal Durrës”, çështje që në Arbitrazh u fitua nga shteti, duke shmangur faturën e dëmit prej 100 mln euro që u kërkua nga kompania.

Që prej vitit 2024, shërbimi i përpunimit të kontejnerëve në Portin e Durrësit administrohet drejtpërdrejt nga Autoriteti Portual i Durrësit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm AI nuk është më teori, Shqipëria përballet me sfidën e adoptimit
Artikulli tjetër Tërmetet në Venezuelë/ Pse është Karakasi kaq i prekshëm?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.