Ish-polici i njësisë speciale operative të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu ndodhet në paraburgim në Serbi që nga dita e hënë.
Avokati Arianit Koci ka konfirmuar për arsyet e arrestimit të Arbnor Spahiut duke thënë që është tërësisht çështje politike.
Ndërkohë, ish-drejtori të përgjithshëm të policisë, Reshat Maliqit, thotë se këto ndalime tregojnë qartë se Serbia është territor i pasigurt për pjesëtarët dhe ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pasi arrestimet janë arbitrare.
Ai apelon te punonjësit e policisë të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë.
Arrestimi i ish-policit të njësisë speciale, Arbnor Spahiut po shihet edhe si kundërpërgjigje e Serbisë ndaj dënimit me pesë vjet burgim për spiunazh të një ish-polici të nacionalitetit serb, Aleksandar Vlajiç.
Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka kërkuar të mos shfrytëzohet territori i Serbisë nga shtetasit e Kosovës dhe ka bërë të ditur se janë njoftuar edhe vendet e QUINT-it për ndalimin e Arbnor Spahiut.
Nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku, e në kundërpërgjigje të sulmit, policia e Kosovës neutralizoi tre anëtarë të grupit terrorist.
Marrë nga Kosovapress.com