KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Serbia me 4 ditë pune? – Fituesit e zgjedhjeve propozojnë 32 orë punë në javë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Serbia me 4 ditë pune? – Fituesit e zgjedhjeve propozojnë 32 orë punë në javë
AktualeAnalizeKryesoreRajoniSociale

Serbia me 4 ditë pune? – Fituesit e zgjedhjeve propozojnë 32 orë punë në javë

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2026 2:24 pm
60 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Lista Studentore në Serbi ka prezantuar një program të ri për ndryshimin e kushteve të punës dhe të drejtave sociale, ku një nga propozimet kryesore është java katërditore e punës, pa ulje të pagës. Sipas planit, punonjësit do të punonin 32 orë në javë, ndërsa do të përfitonin të njëjtën pagë. Ky model nuk do të ishte i detyrueshëm për të gjithë punëdhënësit, por do të zbatohej nga ata që vendosin ta adoptojnë.

Programi parashikon gjithashtu kufizimin e kontratave me afat të caktuar në maksimumi 12 muaj, pas së cilës punëtorët do të mund të përfitonin kontrata të përhershme. Synohet edhe forcimi i mbrojtjes nga largimet e padrejta nga puna dhe presioni për ndërprerjen e kontratave.

Një tjetër pjesë e propozimeve lidhet me rritjen e pagesave shtesë për punën në kushte të veçanta. Lista Studentore kërkon kompensim minimal prej 150% për punën gjatë festave zyrtare, 110% të dielave dhe 50% për punën gjatë natës ose jashtë orarit. Shtesa parashikohen edhe për punën me ndërrime dhe atë në terren.

Në paketën e masave përfshihen edhe përmirësime në të drejtat prindërore. Gratë e punësuara para shtatzënisë do të përfitonin pushimin e lehonisë pavarësisht llojit të kontratës, ndërsa për baballarët propozohet pushim tre-mujor pas lindjes së fëmijës. Për pushimin mjekësor gjatë 30 ditëve të para kërkohet kompensim prej të paktën 75% të pagës.

Programi synon gjithashtu të forcojë të drejtat e punonjësve jashtë orarit zyrtar, duke u njohur të drejtën për të mos iu përgjigjur kërkesave të punës pas përfundimit të ditës së punës. Masa të tjera lidhen me mbrojtjen e punëtorëve të angazhuar përmes platformave digjitale dhe agjencive të punësimit.

Ndryshime propozohen edhe në sistemin e pensioneve, përmes indeksimit dy herë në vit, rritjes së të ardhurave për pensionistët me pensione të ulëta dhe krijimit të një pensioni social për personat mbi 65 vjeç që nuk plotësojnë kushtet për pension kontributiv.

Megjithatë, këto janë propozime të Listës Studentore dhe nuk përbëjnë ende ndryshime të miratuara ligjore. Për t’u zbatuar, ato do të kërkonin ndryshime në legjislacionin serb.

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tirana gjeneron 47% të ekonomisë/ Kukësi dhe Dibra, qarqet më të varfra
Artikulli tjetër Bjellorusi-Shqipëri, luhet pa tifozë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.