KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shërbimet arsimore kryesojnë rritjen e shpenzimeve të familjeve shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shërbimet arsimore kryesojnë rritjen e shpenzimeve të familjeve shqiptare
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Shërbimet arsimore kryesojnë rritjen e shpenzimeve të familjeve shqiptare

Përditësimi i fundit: 23 Prill, 2025 10:24 am
279 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga 12 grupet kryesore të konsumit të familjeve shqiptare, shërbimet arsimore rezultojnë me rritjen më të madhe të shpenzimeve gjatë tri dekadave të fundit, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Në vitin 1995, të gjitha familjet shqiptare shpenzuan gjatë gjithë vitit për shërbimet arsimore vetëm 1,6 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2023, këto shpenzime të paindeksuara me inflacionin arritën në 32,4 miliardë lekë (shiko grafikun e mëposhtëm) me rritje 1855%.

Teksa numri i fëmijëve erdhi në rënie, shpenzimet e familjeve erdhën në rritje për shkak se në dekadën e dytë të tranzicionit, shërbimet arsimore u diversifikuan. Deri në vitin 1995, shteti ishte ofruesi i vetëm i shërbimit arsimor dhe familjet zakonisht harxhonin nga të ardhurat e tyre vetëm për mjete shkollore.

Me liberalizimin e ekonomisë dhe lëvizjet demografike, nisën të zhvillohen me shpejtësi ofruesit privat të çerdheve dhe të kopshteve. Në mes të viteve 2000 nisën të funksionojnë universitetet private dhe dhjetëra shkolla të arsimit parauniversitar në privat.

Zhvillimi i arsimit privat dhe vënia e tarifave në arsimin e lartë publik i kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e familjeve për arsimin gjatë viteve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vitet e fundit, shpenzimet familjeve shqiptare kanë shënuar rritje me fortë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, shpenzimet vjetore të familjeve shqiptare për arsimin u rritën me 17.5% në krahasim me vitin 2021 dhe në vitin 2023 u rriten me rreth 8%.  Burimet nga tregu kanë pohuar se ritmet e rritjes së çmimeve në shërbimet arsimore kanë qenë të larta edhe më 2024, çka do të reflektohen në shpenzimet e familjeve.

Teksa numri i studentëve dhe nxënësve në Shqipëri në tërësi po ulet prej rënies së popullsisë së të rinjve, institucionet private të arsimit të lartë po presin gjithnjë e më shumë studentë.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2016, në arsimin e lartë privat, kishte 25,514 studentë, të cilët përbënin 17.3% të totalit të studentëve. Vitin e kaluar, numri i tyre arriti në 32,3 mijë ose 27,6% e totalit të studentëve.

Tregu i arsimit të lartë privat në vitin 2022 arriti në rreh 65 milionë euro, ndërsa në total familjet shqiptare shpenzuan më 2023 për shërbimet arsimore një vlerë të përafërt me 324 milionë eurosh.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Elon Musk njofton reduktimin e rolit të tij në administratën Trump
Artikulli tjetër Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.