KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shërbimi i hemodializës: Kosova kërkon reciprocitet nga Shqipëria
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shërbimi i hemodializës: Kosova kërkon reciprocitet nga Shqipëria
AnalizeKomentKryesoreRajoniSocialeZhvillim

Shërbimi i hemodializës: Kosova kërkon reciprocitet nga Shqipëria

Përditësimi i fundit: 9 Gusht, 2025 1:59 pm
255 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Prej vitit 2018, qytetarë nga veriu i Shqipërisë marrin shërbim hemodialize në spitalet e Kosovës falas, por ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, thotë se marrëveshja po zbatohet vetëm në mënyrë të njëanshme dhe se shtetasit e Kosovës nuk përfitojnë të njëjtin trajtim në Shqipëri. Vitia shton se kërkesat e dërguara Tiranës mbeten pa përgjigje.

“Kjo është një marrëveshje që ka filluar që nga viti 2018. Qytetarët nga pjesa veriore e Shqipërisë marrin shërbime të hemodializës në Spitalin e Gjakovës, por edhe në atë të Prizrenit. Ne e kemi kërkuar tri ose katër herë, përmes ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, që ky shërbim të ofrohet edhe për qytetarët nga Kosova kur shkojnë në pushime. Akoma nuk kemi marrë përgjigje në këtë drejtim,” u citua nga mediat Vitia të premten, gjatë inaugurimit të një qendre të re për hemodializë në Podujevë.

Ai tha se për këtë çështje kishte pasur një bisedë telefonike me ministren shqiptare të Shëndetësisë dhe i ishte premtuar angazhim maksimal për realizimin e marrëveshjes, por pa një afat konkret.

Të dhënat nga shërbimet shëndetësore në Kosovë, siç gjeti BIRN në një shkrim të mëparshëm, tregojnë se deri në qershor të këtij viti, 842 shtetas shqiptarë kanë marrë shërbimin e hemodializës falas në Gjakovë dhe Prizren. Vetëm në repartin e hemodializës në Prizren trajtohen aktualisht 16 pacientë nga Kukësi, të cilët kryejnë minimalisht 13 seanca në muaj, sipas protokollit mjekësor. Përtej këtij shërbimi, dhjetëra qytetarë të qarkut Kukës marrin prej kohësh shërbime të tjera mjekësore në spitalet e Kosovës.

Drejtoresha e Spitalit të Prizrenit, Narqize Arënliu (Hoxha), tha në qershor, në një bisedë me BIRN, se shpenzimet për këto shërbime janë një barrë financiare për institucionin, por se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka inkurajuar të vazhdojë t’u shërbejë edhe pacientëve nga Shqipëria.

Situata, ndërkohë, është e ndryshme për shtetasit e Kosovës që udhëtojnë në Shqipëri. Në rastin më të mirë, ata duhet të paguajnë 120 euro për çdo seancë dialize, ndërsa në disa raste nuk u ofrohet shërbimi fare. Shërbimi i hemodializës në Shqipëri është pothuajse i privatizuar, përmes një koncesioni 10-vjeçar të dhënë nga qeveria “Rama”.

BIRN i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri për koment mbi këtë çështje, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kishte marrë përgjigje.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Hierarkia e pagave të zyrtarëve të lartë në Shqipëri

Botoxi kontrabandë/ Si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria

Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?

Vendi i varfër i Europës, e shet naftën 2.8 dollarë për litër

Pas problemeve me qeverinë në shtëpi, 4iG vendos të listohet në Nasdaq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Të vetmit në Mesdhe: Peshkimi pa ndërprerje në Shqipëri rrezikon rezervat detare
Artikulli tjetër Apartamentet të ‘paprekshme’, çmimet rriten edhe më shumë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nafta, 70 lekë më shumë se në rajon/ Konfindustria kërkesë për qeverinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
OVL e UÇK-së thërret protestë popullore nesër në Prishtinë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Dënimet e Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, përplasen me policinë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.