KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shoferi i prokurorit të SPAK-ut kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shoferi i prokurorit të SPAK-ut kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Shoferi i prokurorit të SPAK-ut kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

Përditësimi i fundit: 18 Shtator, 2025 7:18 pm
255 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku shoferi i një Prokurori të SPAK është vënë nën hetim për sjellje të papranueshme ndaj strukturave të policisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin Mateo Ademi, 25 vjeç, me gradën Inspektor pranë Gardës së Republikës, i cili shërben si shofer i Prokurorit të Posaçëm Alfred Shehu.

Sipas burimeve të Ora News, në orët e para të paradites së sotme, pranë godinës së Postës në qytetin e Elbasanit, Ademi ka pasur një përplasje verbale me Shefin e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan, duke e kanosur për shkak të detyrës.

Menjëherë pas incidentit, ngjarja u referua për hetim dhe AMP ka vendosur procedimin penal të Ademit për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal. Ai do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa pritet që çështja të marrë rrugën ligjore.

Rasti ka ngjallur reagime të forta, pasi bëhet fjalë për një punonjës të Gardës së Republikës, i caktuar në një detyrë delikate pranë një prokurori të SPAK, institucionit më të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky zhvillim ngre pikëpyetje serioze mbi sjelljen, përgjegjësinë dhe filtrat e kontrollit të personelit që shërben pranë figurave kyçe të drejtësisë shqiptare.

Alfred Shehu, prokurori që manipuloi krimin elektoral në Elbasan

Alfred Shehu ka qenë prokurori i çështjes së përplasjes me armë të dy grupimeve politike më 21 prill të vitit 2021 në lagjen “5 Maji” të Elbasan, e cila shkatkoi e cila përfundoi me një të vdekur dhe katër të plagosur dhe njollosi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të atij viti.

Pas mesditës të 21 prillit 2021, grupi i mbështetësve të opozitës që vepronte në Elbasan, i përbërë pothuajse tërësisht nga persona me eksperiencë ushtarake, bllokoi një automjet pa targa, brenda së cilit gjendej shtetasi Mehmet Greca, i cili njihet në zonë edhe me nofkën Met Dafllaku. Një person me të shkuar penale, Greca ishte dënuar më herët në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge ndërsa më pas është arrestuar nga policia shqiptare, po ashtu për posedim droge.

Lidhur me ngjarjen në fjalë, sipas dokumenteve gjyqësore, Policia dhe Prokuroria kishin informacione mbi provat e gjetura dhe që sugjeronin se kishin të bënin me një krim zgjedhor, por dështuan të bëjnë arrestime apo të ngrenë akuza ndaj personave në fjalë, përfshirë edhe “Met Dafllaku”, emri i të cilit ishte shkruar mbi bllokun me shënimin “pagesa”.

Dokumenti i referimit të veprës penale nga Policia për Prokurorinë e Elbasanit shkruante: “Në sedilen e djathtë përpara të këtij mjeti gjendet një çantë dore kafe, brenda së cilës gjenden […] një fletore me vija me shënim në kapak Met Dafllaku pagesë, brenda në 6 fletë shënime me emra dhe nr. id, format A4 me përshkrim formular patronazhi me tre fletë, 5 formate A4 me kopje kartash identiteti dhe pasaportash biometrike…”

Por, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në atë kohë, Ardi Veliu, doli në konferencë për shtyp një ditë pas ngjarjes dhe deklaroi publikisht se nuk kishin gjetur materiale zgjedhore “që shërbejnë për shit-blerje të votës”.

I pranishëm në të njëjtën konferencë ishte edhe Prokurori i Elbasanit, në atë kohë, Alfred Shehu, i cili nuk e përgënjeshtroi deklaratën e Ardi Veliut.

Referimi policor mbi përplasjen e përgjakshme në Elbasan ngre pikëpyetje se Policia e Shtetit dhe Prokuroria jo vetëm që mbyllën sytë përballë provave që sugjeronin përfshirjen e personave me të shkuar kriminale në krim zgjedhor, por mashtruan publikisht mbi faktet.

 

Marrë nga OraNew.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike
Artikulli tjetër Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.