KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE, të ndihmës ekonomike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE, të ndihmës ekonomike
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE, të ndihmës ekonomike

Përditësimi i fundit: 1 Shtator, 2025 12:29 pm
277 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, por ndërkohë që fondet për këtë zë, në vend që të rriten për të zbutur nevojat e paplotësuara të familjeve të varfra, kanë ardhur në ulje sistematike.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 7-mujorin 2025, fondet për ndihmën ekonomike ishin 12.8 miliardë lekë. Të krahasuara me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ato ishin 5% më pak.

Mbështetja financiare për familjet në nevojë po tkurret ndjeshëm. Fondet e ndihmës ekonomike të akorduara nga buxheti i shtetit gjatë shtatë-mujorit të parë të vitit 2025 kanë arritur nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit.

Në vitin 2020, fondet e dedikuara për këtë kategori shënuan nivelin më të lartë prej 14.5 miliardë lekësh, kryesisht për shkak të nevojave të shtuara që solli pandemia COVID-19. Megjithatë, që prej atij viti, shpenzimet për këtë program kanë njohur ulje të vazhdueshme. Në 2021, fondet ranë në 13.9 miliardë lekë, ndërsa në 2022 zbresin më tej në 13.492 milionë lekë.

Viti 2023 shënoi një rikthim të lehtë me fondet që u rritën në 13.7 miliardë lekë, por kjo tendencë pozitive nuk u ruajt gjatë. Në 2024, shpenzimet për ndihmën ekonomike ranë sërish në 13.5 miliardë lekë, ndërsa në shtatë-mujorin e parë të vitit 2025 ato arritën vetëm 12.9 miliardë lekë, niveli më i ulët që prej vitit 2020.

Në të njëjtën kohë, inflacioni dhe kostoja e jetesës janë rritur. Reduktimi i mbështetjes për shtresat më të brishta po thellon më tej pabarazinë. Këtë fakt e vuri në dukje edhe një raport i fundit i Kombeve të Bashkuara, në të cilin u theksua se politikat fiskale të Shqipërisë nuk kishin ndihmuar në uljen e pabarazisë.

Shqipëria renditet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për mbrojtje sociale në raport me PBB-në në rajon dhe në Bashkimin Europian.

Banka Botërore, në një raport të fundit, theksoi se mbështetja financiare për familjet në nevojë në Shqipëri është vetëm 70 euro, në një kohë kur Federata e BiH jep 304 euro, Serbia 282 euro, Mali i Zi 267 euro, Maqedonia e Veriut 207 euro dhe Kosova 191 euro.

Ndërkohë, presioni mbi familjet me të ardhura të ulëta po rritet për shkak të inflacionit të lartë dhe rritjes së kostos së jetesës. Për shumë familje shqiptare, ndihma ekonomike përbën burimin e vetëm të të ardhurave, por shuma aktuale e alokuar është shumë poshtë minimumit jetik dhe nuk mbulon nevojat minimale mujore.

Ndërsa Shqipëria aspiron integrimin në Bashkimin Europian, diferenca në nivelin e shpenzimeve për mbrojtjen sociale nuk favorizon synimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE brenda vitit 2030.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“C News”: Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

Protesta qytetare në Tiranë/ AP: “Lëvizja më e gjerë antiqeveritare, që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”

‘PISA 2025’/ Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

Debate për shkrirjen e bashkisë/ Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe kryebashkiakun

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fluturime të lira, zgjedhje të kushtueshme
Artikulli tjetër Bayer Leverkusen shkarkon trajnerin Ten Hag

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon
Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Shtator, 2026
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis
Analize Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.