KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët, në krye të listës së zezë të krimit në Britani
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqiptarët, në krye të listës së zezë të krimit në Britani
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Shqiptarët, në krye të listës së zezë të krimit në Britani

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2025 9:46 am
157 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria britanike,  me urdhrin e Sekretares të Brendshme Yvette Cooper, ka njoftuar publikimin për herë të parë të tabelave të krimit sipas kombësive të migrantëve. Sipas tyre kjo nismë synon të rrisë transparencën dhe të ofrojë informacion të detajuar për publikun mbi përfshirjen e shtetasve të huaj në aktivitete kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.​

Tabelat e reja do të rendisin kombësitë me normat më të larta të krimit, duke përfshirë të dhëna për individët që presin deportimin. Sipas burimeve të qeverisë, shqiptaret, rumunët dhe polakët pritet të jenë ndër grupet kryesore të përfshira në aktivitete kriminale. Ky konkluzion ka ardhur pas një analize të mëparshme e cila tregoi se një nga 50 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ndodhet në qeli.

Kjo nismë e re e qeverisë britanike ka marrë mbështetje edhe nga disa deputetë të Partisë Konservatore, përfshirë Robert Jenrick, ish-ministër i Migracionit, i cili e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt transparencës dhe forcimit të masave të deportimit. Ai ka theksuar se publiku ka të drejtë të dijë lidhjen midis migracionit dhe krimit .​

“Pas një viti presioni nga aktivistët, duke përfshirë përpjekjen time për të ndryshuar ligjin, duket se ka pasur një përparim. Publiku britanik meriton të vërtetën rreth krimit të emigrantëve dhe kostove të imigracionit me aftësi të ulëta,” tha ai.

Nga ana tjetër, disa grupe të shoqërisë civile dhe deputetë të Partisë Laburiste kanë shprehur shqetësim se publikimi i kombësive të përfshira në krime mund të nxisë racizëm dhe paragjykime. Ata paralajmërojnë se kjo mund të thellojë ndasitë shoqërore dhe të shkaktojë tensione të ngjashme me ato të vitit të kaluar .​

Të dhënat e mëparshme që mbulonin krimet e kryera nga të huajt midis viteve 2021 dhe 2023, të zbuluara nga The Telegraph, treguan se rumunët përbënin numrin më të lartë me 15,701, të ndjekur nga polakët dhe shqiptarët. Megjithatë, thuhet se norma për shqiptarët, 4,028 për 10,000 regjistruar në Angli dhe Uells i nxjerr në krye të tabelës

Statistikat

Nga ana tjetër një burim i Ministrisë së Brendshme ka theksuar se çdo shtetas i huaj që abuzon me mikpritjen e Britanisë dhe kryen krime të rënda do të përballet me forcën e plotë të ligjit dhe do të largohet nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur. Ky hap është pjesë e një strategjie më të gjerë për të rritur sigurinë publike dhe për të siguruar që sistemi i drejtësisë të jetë i drejtë dhe i barabartë për të gjithë

Publikimi i këtyre të dhënave pritet të bëhet në fund të vitit, pas rikthimit të Parlamentit nga pushimet e Pashkëve, dhe do të ofrojë një pasqyrë të detajuar mbi përfshirjen e shtetasve të huaj në aktivitete kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.​

 

Marrë nga The Telegraph

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Birra “Stela” shitet për 10 milionë euro
Artikulli tjetër Distria Krasniqi, kampione e Europës për herë të tretë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.