KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët, të fundit për të ardhura për frymë në Europë, por nuk kursehen për udhëtime
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Shqiptarët, të fundit për të ardhura për frymë në Europë, por nuk kursehen për udhëtime
KomentSociale

Shqiptarët, të fundit për të ardhura për frymë në Europë, por nuk kursehen për udhëtime

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2024 7:26 am
120 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Tifozët shqiptarë që pushtuan qytetet e Gjermanisë në mbështetje të Kombëtares shqiptare ishin një surprizë për vendasit dhe mediat e shtetit që po pret “Euro 2024”.

Krahas entuziazmit, numri i lartë i tyre ishte një tjetër element që tërhoqi vëmendjen, me 50 mijë tifozë në stadium dhe 50 mijë të tjerë në “pushtuan” Dortmundin.

Ndonëse mes tyre kishte shumë emigrantë, sërish shumë shqiptarë nuk u kursyen për të ndjekur skuadrën e zemrës. Në fakt, të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se shqiptarët, -që u renditën sërish të fundit në të ardhurat për frymë në Europë, nuk janë shumë kursimtarë në udhëtimet e tyre jashtë vendit, madje “konkurrojnë” me shtetet që i kanë të ardhurat për frymë shumë më të larta sesa ne.

Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë, në vitin 2023, shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin 2.5 miliardë dollarë. Në raport me popullsinë, shpenzimi mesatar për banor ishte 1040 dollarë në vit, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”.

Italianët, që edhe në Shqipëri janë etiketuar si më kurnacët, e kanë shpenzimin mesatar për banor prej 580 dollarë në vit. Për francezët ky tregues është 721 dollarë, për spanjollët 578. Grekët njihen si popull që nuk udhëtojnë jashtë vendit për pushime, dhe e kanë shpenzimin për banorë prej 278 dollarë.

Shqiptarët mbajnë dhe rekordin në rajon. Serbët, që vijnë të dytët pas nesh, kanë shpenzime gati sa gjysma (495 dollarë).

Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina renditen në fund të listës, me përkatësisht 162 dhe 124 dollarë, duke lënë pas në fund vetëm turqit, që e kanë ketë tregues 93 dollarë. Të dhënat për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut mungojnë.

Në Europë, rekordin për shpenzimet për udhëtimet e mbajnë vendet e ftohta, por edhe më të pasura. Në vend të parë është Islanda, me shpenzime gati 4200 dollarë/banor për udhëtimet jashtë vendit, e ndjekur nga Norvegjia (3300), Zvicra (gati 2700), Irlanda (gati 2000), Danimarka, rreth 1800 dollarë.

Gjithnjë e më shumë udhëtime jashtë

Që nga viti 2011, kur u liberalizuan vizat, daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Nga 3.4 milionë dalje në vitin 2010, treguesi arriti në gati 6 milionë në 2019-n.

Pas një rënieje të ndjeshme në 2020, si rrjedhojë e kufizimeve të vendosura nga pandemia, lëvizjet jashtë vendit filluan të rriteshin me shpejtësi, duke arritur në rekordin e 6.9 milionë në vitin 2023, sipas të dhënave që publikohen nga INSTAT.

Hyrja e operatorëve ajrorë me kosto të ulët, teksa çmimet e biletave zbritën edhe në 20 euro një drejtim, kanë ndikuar që gjithnjë e më shumë shtetas të udhëtojnë jashtë vendit për pushimet, apo për të vizituar të afërmit emigrantë.

Në të njëjtën linjë me daljet janë rritur dhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për vitin 2023, paratë që kanë dalë jashtë në formën e udhëtimeve ishin 2.3 miliardë euro, nga 1 miliard euro në vitin 2010. Në raport me vitin e mëparshëm, shpenzimet jashtë u rritën me 32%.

Marrë nga “Monitor”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet në Francë, pjesëmarrja më e lartë që prej vitit 1981
Artikulli tjetër Kërkohet riluajtja e ndeshjes së Europianit, 350 mijë tifozë nënshkruajnë peticion

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj
Aktuale Fokus Korrupsion Kryesore Politike 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.