KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shteti duhet të paguajë 180 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shteti duhet të paguajë 180 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare
AnalizeFinanceFokusKryesoreSocialeZhvillim

Shteti duhet të paguajë 180 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare

Përditësimi i fundit: 26 Qershor, 2026 11:36 am
72 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore ndaj shtetit shqiptar arritën në rreth 179.6 milionë euro në fund të vitit 2025.

Të paktën kështu konfirmon Ministria e Financave në buxhetin faktik. Thuajse i njëjti nivel detyrimesh raportohej edhe në buxhetin faktik të 2024 duke mos treguar ndonjë avancim në proceset në të cilat shteti është i përfshirë.  Nga totali prej 179.6 milionë eurosh, 69.8 milionë euro përfaqësojnë detyrime të mbetura nga vendime arbitrazhi dhe kosto ligjore, ndërsa 109.8 milionë euro janë detyrime kontingjente.

Pesha më e madhe e ekspozimit lidhet me çështjen Arbitrazhi ICSID ARB/5/28 “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë” ku shteti është përballë sipërmarrësit Italian Francesco Becchetti.  Raporti i Financave tregon një detyrim kontingjent prej 108.3 milionë euro, pa pagesa të kryera gjatë vitit. Ky është zëri më i madh në tabelën e publikuar nga Ministria e Financave me afërsisht 60 për qind të totalit.

Një tjetër çështje me ekspozim të konsiderueshëm është arbitrazhi ICC Case No. 23998/MHM (Copri-Aktor kundër ARRSH), për të cilin detyrimi i mbetur rezulton 41.1 milionë euro. Konflikti  me shtetin shqiptar lidhet me rrugën Tiranë-Elbasan.

Raporti përfshin gjithashtu arbitrazhin ICC Case No. 25414/HHM Constructioni Dondi S.P.A, ku detyrimi i mbetur llogaritet në 13.3 milionë euro. Kompania së bashku  me atë japoneze Kubota realizuan përmirësimin e sistemit të kanalizimeve të Tiranës (zona e Kasharit) në vitin 2014 por ndërprerja e kontratës përfundoi në përplasje gjyqsore.

Një tjetër çështje është edhe ICC Case No. 22676/GR GBC Oil Company LTD kundër MIE, AKBN dhe Albpetrol, me një detyrim të mbetur prej 11.9 milionë euro.

Pagesat e kryera:

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2025 janë kryer pagesa për një pjesë të proceseve gjyqësore dhe kostove ligjore. Gjatë vitit 2025 shteti shqiptar pagoi rreth 1.47 milionë euro për detyrime që lidhen me arbitrazhet ndërkombëtare dhe kostot e tyre. Në total, pagesat e kryera ndër vite për këto çështje arrijnë në 11.43 milionë euro, ndërsa detyrimet e mbetura dhe kontingjente vijojnë të llogariten në rreth 179.6 milionë euro.

Në disa procese janë shlyer plotësisht kostot administrative ose tarifat ligjore, ndërsa në të tjera mbeten ende detyrime që do të varen nga ecuria e procedurave gjyqësore ose nga ekzekutimi i vendimeve përfundimtare.

Raporti sqaron se detyrimet e paraqitura nuk kanë të njëjtën natyrë juridike. Sipas shënimeve shoqëruese, një pjesë përfaqëson vendime arbitrazhi të formës së prerë, një pjesë lidhet me kontrata për shërbime ligjore dhe ekspertizë, ndërsa detyrimet kontingjente përfaqësojnë çështje që janë ende në shqyrtim dhe mund të materializohen vetëm pas vendimeve përfundimtare të gjykatave ose tribunaleve ndërkombëtare. Detyrimet kontingjente nuk përbëjnë detyrime të pagueshme në momentin e raportimit, por pasqyrojnë ekspozimin potencial të financave publike ndaj proceseve ndërkombëtare në vazhdim.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes!
Artikulli tjetër Pamje të trishta nga Përmeti, “thahen” Banjat e Bënjës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.