KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shtrenjtohen sërish paketat e cigareve, shkak rritja e akcizës së duhanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shtrenjtohen sërish paketat e cigareve, shkak rritja e akcizës së duhanit
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Shtrenjtohen sërish paketat e cigareve, shkak rritja e akcizës së duhanit

Përditësimi i fundit: 7 Janar, 2025 12:30 pm
160 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Çmimi i paketave të cigareve do të pësojë një tjetër rritje në janar, pas shtrenjtimit në muajin dhjetor të vitit që lamë pas. Dhe kjo për shkak të akcizës, një taksë që rritet çdo vit.

Kështu, për çdo paketë të blerë në këtë fillimviti shqiptarët paguajnë nga 20 deri në 30 lekë më tepër. Nëse një paketë e keni blerë për 250 lekë, tashmë ajo do të kushtojë 270 lekë. Nga 7,250 lekë për çdo 1,000 fije cigare që ishte, çmimi rritet në 7,500 lekë. Rritja nuk aplikohet vetëm për duhanin, por edhe produktet alternative apo cigaret elektronike dhe ato me djegie.

Qeveria synon që nëpërmjet rritjes së çmimit të cigareve të ulë konsumin, duke mbrojtur shëndetin. Po a do të bëjnë çmimet më të shtrenjta që shqiptarët të tymosin më pak?! Përvoja e viteve të kaluara ka dëshmuar të kundërtën

SHKAQET

Ekspertët thonë se kjo rritje është e përvitshme, me qëllimin uljen e numrit të duhanpirësve.

“Akciza vendoset për të frenuar ato që sjellin eksenalitete negative, ato produkte që dëmtojnë shëndetin. Tendenca për rritje është një realitet në çdo vend të botës, sepse duke dëmtuar shëndetin, duke rritur kostot, synohet që qytetarët të heqin dorë nga konsumi. Nga viti në vit do të shohim një rritje edhe më të madhe”, thotë Klodian Muça, ekspert ekonomie.

Të ardhurat që vijnë nga duhani janë të dytat në radhë pas atyre që vijnë nga nafta. Për vitin 2023, janë mbledhur 280 milionë euro. Megjithatë, kjo shumë mendohet të jetë më e lartë, pasi 25% është tregti e paligjshme dhe kontrabandë.

“Shqipëria ka arritur që 70% e çmimit të paketës të përbëhet nga taksat e duhanit. Shqipëria ka një treg të paligjshëm që shkakton humbje të mëdha në buxhetin e shtetit. Studimet tregojnë se është më e lartë, kështu që, sidoqoftë, është një rritje e konsiderueshme dhe taksë që nuk shkon në buxhetin e shtetit. Kemi xhepa që këto taksa nuk i mbrojnë, por dëmtojnë shëndetin”,  shprehet Roland Shuperka, ekspert i Kontrollit të Cilësisë së Duhanit.

Qëllimi i kësaj rritjeje të përvitshme është ulja e konsumit, por deri më tani vijojmë të jemi në shifra të larta sa u përket duhanpirësve në Shqipëri, ku sipas të dhënave nga ISHP, 40% janë duhanpirës. Vendi ynë renditet i katërti në Europë për shitjen e cigareve për frymë për moshën mbi 15 vjeç.

“Nuk ka dhënë rezultat dhe nuk pritet të japë, edhe pse bëhet për të mbrojtur shëndetin publik të adoleshentëve. Por, duke pasur parasysh se ekziston tregu i paligjshëm, ky është shkaku. Duhet ta luftojë qeveria”, – thotë Shuperka.

Deri në fund të nëntorit të vitit të shkuar, në vend hynë 2,665 tonë duhan, niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.

Parashikimi, 852 milionë lekë të ardhura shtesë nga akciza e cigareve

Gjatë vitit 2025, rreth 852 milionë lekë parashikohet të jenë të ardhurat shtesë nga akciza e cigareve, si dhe 20% TVSH-ja mbi këtë shumë të rritur akcize. Kalendari për cigaret dhe duhanet 2022- 2026, programon një rritje të akcizës për këto mallra çdo vit deri në 2026-ën.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se në krahasim me 2023-in, të ardhurat nga akciza kanë shënuar një rritje të ndjeshme në periudhën janar-tetor të vitit 2024. Konkretisht, cigaret kanë realizuar 1.7 milionë lekë më shumë të ardhura, gazi 154 milionë lekë më shumë, ndërsa mallrat e tjera 228 milionë lekë më tepër se e njëjta periudhë e një viti më parë. Edhe konsumi i artikujve të akcizës po ashtu është rritur, me 55 tonë cigare më shumë, 6,984 tonë më shumë birra dhe 249 tonë më tepër kafe.

Të ardhurat totale nga akciza gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti arritën në 48 miliardë lekë, gati 4.5 miliardë lekë më shumë krahasuar me 10-mujorin e vitit paraardhës. Shqipëria aplikon akcizat me tarifë specifike për njësi dhe niveli i akcizave të mallrave kryesore që ngarkohen me akcizë si karburantet dhe duhanet, është përgjithësisht me i ulët se nivelet e akcizave që zbatohen nga vendet e BE-së.

Hartimi i një kalendari të ri për rritjen e nivelit të akcizës së duhanit dhe nën produkteve të tij për periudhën 2027 e në vijim, ka qëllim përafrimin me nivelin e akcizës që aplikohet në BE duke synuar dhe një unifikim të nivelit të akcizës ndërmjet duhanit dhe nënprodukteve të tij.

 

Marrë nga Panorama.com.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vetëdorëzohet në polici kreu i grupit kriminal, Kreshnik Farruku
Artikulli tjetër Çfarë po na fsheh Kina?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.