KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si vidheshin paratë e ilaçeve të astmës nga Fondi i Rimbursimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si vidheshin paratë e ilaçeve të astmës nga Fondi i Rimbursimeve
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Si vidheshin paratë e ilaçeve të astmës nga Fondi i Rimbursimeve

Përditësimi i fundit: 4 Nëntor, 2025 8:12 pm
178 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Spartak Zekja, kreu i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor i larguar vetëm gati një muaj më parë nga ky post është arrestuar pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes.

Duket që kjo ka qenë dhe arsyeja e largimit të Zekjas nga posti i kreut të FSDKSH, më 23 shtator 2025, dhe ministria e Shëndetësisë emëroi në vend të tij Arti Papajani.

Zekja së bashku me 3 zyrtarë të FSDKSH, administratorin e një kompanie farmaceutike dhe dy pronare farmacish akuzohen se kanë falsifikuar dokumente duke krijuar inventarë fiktivë të barnave me vlerë mbi 700 mijë euro për të përfituar fonde rimbursimi nga FSDKSH.

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.4472, të vitit 2025 të Prokurororisë së Tiranës, është shpallur në kërkim dhe administratori i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” Frigul Milla. Në hetimin e prokurorisë së Tiranës në gjëndje të lirë janë dhe 3 zyrtarë të FSDKSH dhe dy pronarë farmacish.

Sipas prokurorisë Firgul Milla, administrator i subjektit “CFO Pharma”, me veprimet e tij, ka përdorur dy subjektet “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania” dhe administratorët e tyre për qëllime përfitimi, duke paraqitur të dhëna të rreme sikur ka blerë nga këto subjekte medikamente të cilat “Nedix Albania” dhe “Pharma Plus”, i kanë krijuar në gjendjet e tyre të inventarit në sistemin “edepo” (Shërbimi digjital) duke falsifikuar inventarin respektiv si dhe faturat e blerjes.

Këto veprime kanë lejuar të dy këto subjekte të kenë aftësi për shitjen e medikamenteve “Foster” dhe “Trimboë” te subjekti “CFO Pharma”

Të hetuar:

Spartak Zekja, Kreu i FSDKSH – I arrestuar ‘Arrest me burg’
Frigul Milla administrator i “CFO Pharma” – Ne kerkim
Alba Zylfo, pronare farmacie – Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”
Lorela Ballabani, pronare farmacie – Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”
Romina Agalliu zyrtare e FSDKSH – Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”
Zade Mali, zyrtare e FSDKSH – Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”
Esjana Gjishti, zyrtare e FSDKSH – Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”

Ilaçet e Astmës

“Foster” dhe “Trimbow” janë dy ilaçe që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes, si astma bronkiale dhe sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK / COPD).

Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetasit Ilir Shehu administrator i subjektit “Medicamenta” që është importues ekskluziv farmaceutik i licensuar dhe kontraktuar me Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor, për rimbursimin e disa barnave.

Ai kallëzoi se është në dijeni të faktit se subjekti “CFO Pharma” dhe subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” në bashkëpunim me nëpunës publikë të Fondit të Sigurimeve Shëndetsore kryejnë veprimtari të kundërligjshme që konsiston në veprime fiktive të shitjes dhe blerjes së produkteve “Foster” dhe “Trimbow” dhe si rrjedhojë e këtyre veprimeve/inventarëve fiktivë përfitojnë nga FSDKSH fonde rimbursime në shuma të konsiderueshme monetare.

“Nga të dhënat e publikuara nga Fondi për konsumin e barnave, të dhënat e kallëzuesit të import-it dhe shitjeve por veçanërisht nga të dhënat në drejtorinë e statistikës pranë Fondit, u konstatua një skemë të organizuar me qëllim përfitimi korruptiv të fondeve të rimbursimit në vlera shumë të mëdha. Në qëndër të kësaj skeme të organizuar qëndron distributori farmaceutik “CFO Pharma” në bashkëpunim me zyrtar të FSDKSH” informon prokuroria

Shpërndarësit “Pharma Plus” dhe “Medix Albania”, janë shpërndarës të themeluar “de fakto” nga pronari i “CFO Pharma”, të cilët kanë lidhur kontratë me FSDKSH ku kanë deklaruar shifra të fiktive të gjëndjes fillestare të inventarit, me qëllimin shitjet më pas fiktive në “CFO Pharma” e më pas në farmaci.

Subjekti “Pharma Plus” ka deklaruar 2000 kuti “Foster” dhe 1107 kuti “Trimboë” në vlerë 10 milion lekë të reja, pa asnjë blerje. Subjekti “Medix Albania” ka deklaruar 4000 kuti “Foster” dhe 11 500 kuti “Trimboë”, në vlerë 60 milionë lekë, pa asnjë blerje.

Fakti, i miratimit të këtyre inventareve fiktive si dhe lidhja e kontratave të këtyre subjekteve nga zyrtarë të FSDKSH tregon qartë përfshirjen e zyrtarve të Fondit si pjesë e kësaj skeme. Shitjet fiktive të “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” janë bërë drejt “CFO Pharma” e cila ka lëshuar fatura fiktive drejt disa farmacive” informoi sot prokuroria e Tiranës.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ushqimet rëndojnë xhepin e shqiptarëve, gati 3-fishi i BE-së

Polici në Sarandë merret peng brenda Komisariatit

Liderit më të paguar në botë i rritet rroga edhe me 1 milion euro

Do blinte toka në Shqipëri dhe u zhduk në Greqi

Prrenjasi kundër bashkimit me Librazhdin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndërtimet te rruga e “Kosovarëve” revoltojnë banorët
Artikulli tjetër Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sot, seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktuale Analize Kryesore Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Doli në përgjimet e Ahmetajt, kush është Ron Yeffet, që kontrollon furnizimet ushtarake
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Shpërthimi në pikën e karburantit në Tiranë/ Tre punonjës të plagosur dhe një godinë e shembur
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
“Katastrofa e luksit e Ivanka Trump”
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.