KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandali seksual trondit Malin e Zi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Skandali seksual trondit Malin e Zi
AktualeAnalizeFokusRajoniSociale

Skandali seksual trondit Malin e Zi

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2026 12:38 pm
505 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Disa video eksplicite të Mirjana Pajkoviqit, atëkohë sekretare e Ministrisë së të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në Mal të Zi, u publikuan në fillim të vitit, duke nxitur një seri ngjarjesh që kanë tronditur skenën politike në këtë shtet. Skandali çoi në dorëheqje, akuza e përfshirje të autoriteteve.

Pajkoviç u dorëhoq nga posti i saj, siç bëri edhe Dejan Vukshiç, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANS) dhe këshilltar i sigurisë i presidentit të Malit të Zi.

Në videot e publikuara, Pajkoviq shfaqet në momente intime me një burrë, që supozohet të jetë Vukshiç. Po ashtu në mediat online janë publikuar fotografi eksplicite të saj.

Funksionet publike dhe prania në media sociale

Pajkoviç, pos rolit institucional, ishte tejet e pranishme dhe me emër në rrjete sociale, kryesisht në Instagram, ku ndante jetën private e profesionale, dhe jepte komente personale mbi figura publike.

Në vazhdimësi ajo ka bërë thirrje se gratë në politikë shpesh përballen me presion “për të qenë të padukshme” e se pamja e tyre interpretohet padrejtësisht si mungesë e seriozitetit. Ajo besonte se paraqitja publike është pjesë e përgjegjësisë zyrtare, ka shkruar Slobodna.

Deklaratat e saj vazhdimisht merrnin vëmendje publike. Ajo thoshte se si njeri e paraqet veten publikisht është reflektim i sjelljes së tyre ndaj punës dhe institucionit që e përfaqësojnë.

“Paraqitja jonë është lloj shfaqje. Nëse dikush nuk kujdeset për veten dhe paraqitjen e tij publike, pyetja që shtrohet është se si ata i trajtojnë të tjerët”, pati thënë ajo në një rast.

Videoja virale

Pas skandalit, asaj iu rikthye një video e 2022-tës. Në maj të atij viti, kur ajo ishte pyetur për udhëheqësin e preferuar të Malit të Zi, duke hequr syzat dhe duke iu drejtuar kamerës, kishte thënë Dejan Vukshiç.

Atë kohë, Vukshiç nuk ishte gjerësisht i njohur për publikun. Më pas ai u bë drejtor i ANS-së dhe më vonë edhe këshilltar i presidentit. Ndaj tij, Pajkoviç bëri tri padi në fund të vitit 2025.

Kërcënime e shantazhe

Ajo ishte ankuar në Polici për shpërndarje të paautorizuar të materialeve intime, kërcënime e shantazh, duke thënë se i është ekspozuar për kohë të gjatë presionit. E ka përshkruar publikimin e videove si formë të dhunës dhe shkeljes serioze të të drejtave të njeriut.

Si pjesë të dokumenteve, ajo pati dorëzuar edhe një audioincizim në të cilin thotë se është zëri i Vukshiçit duke e kërcënuar se “për të më nuk ka jetë në Mal të Zi”. Po ashtu ajo ka thënë se ka marrë kërcënime se mund t’i shkatërrohet karriera.

Mohimi i Vukshiqit

Dejan Vukshiç i ka mohuar të gjitha akuzat. Ai pretendon se nuk ka lidhje me rastin apo se i posedon ato përmbajtje. Ai po ashtu ka thënë se më 2024, Pajkoviq ia kishte marrë telefonin, e që sipas tij, më vonë u keqpërdor.

Vukshiç ka thënë se në mars të vitit të kaluar kishte marrë mesazhe nga një numër i panjohur me një incizim të zërit të tij dhe kërcënim e shantazh nëse “do ta rishpallte kandidaturën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese”. Sipas tij, kërcënimi ishte se audioja do t’i bëhej publike po që se nuk ndjek “instruksionet”

Heshtje nga presidenti

Në një intervistë për “Dana”, Pajkoviç ka thënë se ka qenë cak i dhunës ekstreme nga njerëz të fuqishëm. Ajo ka thënë se fillimisht nuk kishte reaguar për shkak të kërcënimeve nëse nuk përmbush kërkesat. Ajo ka thënë se në vazhdimësi e ka kontaktuar edhe presidentin Jakov Milatoviç, duke i dërguar mesazhe e videoincizime me kërcënime nga këshilltari i tij. Megjithatë, ajo ka shtuar se s’ka marrë përgjigje nga presidenti. Sipas saj, ajo u këshillua të heshtte dhe se reagimet institucionale nisën vetëm pas raportimeve në media.

Nisja e procedurave

Agjencia Kombëtare e Sigurisë ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me incizimet private që janë publikuar.

Avokati i Popullit ndërkaq ka theksuar se asnjë personi nuk duhet mohuar e drejta për privatësi, dinjitet e mbrojtje nga dhuna, duke bërë thirrje që incizime e video të mos bëhen publike.

Prokuroria Shtetërore në Podgoricë ka iniciuar dy raste bazuar në kallëzimet penale të paraqitura nga Pajkoviç. Procedurat janë në fazën e hetimeve.
Marrë nga

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lirohen katër nxënësit shqiptarë të ndaluar në Mal të Zi, pse bënë simbolin e shqiponjës

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 14 mijë shqiptarëve iu refuzua hyrja në BE gjatë vitit 2024
Artikulli tjetër Vullnetarët nga Europa zbarkojnë në Vjosë, ndërmarrin nismë për ri-pyllëzimin e zonës përgjatë rrjedhës së lumit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 4 Nëntor, 2026
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.