KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 14 mijë shqiptarëve iu refuzua hyrja në BE gjatë vitit 2024
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 14 mijë shqiptarëve iu refuzua hyrja në BE gjatë vitit 2024
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

14 mijë shqiptarëve iu refuzua hyrja në BE gjatë vitit 2024

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2026 12:34 pm
229 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një raport i Eurostatit i publikuar më 27 janar ka treguar se 14.000 shqiptarëve u është refuzuar hyrja në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2024.

Në raport thuhet se në vitin 2024, 124.000 shtetas të vendeve të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian u refuzuan të hynin në BE nga kufijtë e tij të jashtëm, pothuajse i njëjti numër si në vitin 2023. Prej tyre, 57% u ndaluan në kufijtë tokësorë të jashtëm, 40% në kufijtë ajrorë dhe 3% në kufijtë detarë.

Siç thekson raporti, arsyet kryesore për refuzimin e hyrjes në BE ishin ose mungesa e justifikimit të qëllimit dhe kushteve të qëndrimit (24%), ose fakti që personat e refuzuar nuk kishin vizë ose leje qëndrimi të vlefshme, arsye që përbën 19% e të gjitha refuzimeve.

Në vitin 2024, Polonia raportoi numrin më të madh të refuzimeve (21.000 ose 17% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Kroacia (14. 000 ose 11%), Franca dhe Rumania (secila me 10.000 ose 8%). Shumica e refuzimeve në kufijtë tokësorë u regjistruan në Poloni, në kufijtë detarë në Itali dhe në kufijtë ajrorë në Francë. Ukrainasit përbënin numrin më të madh të personave të refuzuar për hyrje në BE në vitin 2024 (20. 000 persona), të ndjekur nga shtetasit e Shqipërisë (14.000) dhe të Moldavisë (12.000).

Migrimi për në dhe nga BE-ja

Në vitin 2023, 4.4 milionë emigrantë shkuan në Bashkimin Evropian nga vendet jo-anëtare të BE-së. Kjo është 18 për qind më pak krahasuar me 5.3 milionë në vitin 2022.

Në të gjitha vendet e BE-së, përveç Luksemburgut dhe Sllovakisë, numri i emigrantëve që vinin nga jashtë BE-së tejkaloi numrin e emigrantëve që vinin nga vendet e tjera të BE-së në vitin 2023. Përqindjet më të mëdha u vunë re në Çeki dhe Lituani (të dyja me nga 89 për qind të emigrantëve të saj), Irlanda me 87 për qind, Sllovenia dhe Italia me nga 85 për qind.

Nga shifrat totale, vendet më të preferuara për emigrantët të cilët vijnë nga shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian janë Spanja, Gjermania, Italia, Franca, Polonia.

Njerëzit që migruan në këto pesë vende të Bashkimit Evropian, përfaqësonin 65 për qind të të gjithë emigrantëve që hynë në BE nga vendet jo-anëtare të  BE-së në vitin 2023.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Champions, nata e verdikteve
Artikulli tjetër Skandali seksual trondit Malin e Zi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 5 vatra aktive
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.