KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skema “5D” edhe në Durrës/ Kush është banda që dënoi qytetin me përmbytje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Skema “5D” edhe në Durrës/ Kush është banda që dënoi qytetin me përmbytje
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Skema “5D” edhe në Durrës/ Kush është banda që dënoi qytetin me përmbytje

Përditësimi i fundit: 7 Janar, 2026 1:23 pm
291 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në mars të vitit 2022, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako postoi në profilin e saj në facebook një videoinspektim të punimeve për hidrovorin e ri të Durrësit, në zonën e Porto Romanos.

“Investimet dhe puna që kemi bërë për rehabilitimin e kanaleve të ujërave të larta dhe ndërtimi i hidrovorit të ri do të zgjidhin problemin e përmbytjeve në qytet,” deklaroi Sako gjatë një bashkëbisedimi të stisur me një punonjës që gjendej aty.

Ky postim është një indicie mëse e mjaftueshme, që SPAK të hapë hetimet mbi atë që dyshohet si një nga aferat më të zeza korruptive të zonjës Sako, e cila për nga dëmet e shkaktuara publikut, financiare dhe jo vetëm, mund të klasifikohet pa frikë si lubia numër 2 e Rilindjes. Dhe nëse SPAK nuk bindet akoma, dosja e hidrovorit është thuajse e gatshme.

Në dhjetor të vitit 2021, Bashkia e Durrësit hapi një tender 1.972 miliardë lekë ose 20.5 milionë euro me kursin aktual, për rehabilimin e kanaleve dhe ndërtimin e një hidrovori të ri në qytetin e Durrësit. Sako e justifikoi ndërtimin e hidrovorit të ri me faktin se hidrovori ekzistues ishte dëmtuar nga tërmeti, ndërkohë që Lëvizja Bashkë akuzoi një ditë më parë se hidrovori i vjetër u asgjësua për të lejuar zgjerimin e portit koncesionar të kompanisë Adriatic Bay Invesment Group.

Por akuza e Arlind Qorit u hodh menjëherë poshtë nga kompania koncesionare, e cila sfidoi këdo që akuzonte të verifikonte situatën në terren.

“Hidrovori ekzistues dhe hidrovori i vjetër funksionojnë në mënyrë krejtësisht të pavarur nga Porti MBM. Funksionimi i tyre nuk është cenuar në asnjë moment nga aktiviteti portual dhe kjo gjë mund të vërtetohet lehtësisht në terren,” reagoi kompania.

Por ndonëse roli i Portit nuk duket të ketë ndonjë efekt në përmbytjen e Durrësit, shkaku real gjendet diku tjetër. Tek korrupsioni.

Proçedura për ndërtimin e hidrovorit të ri u zhvillua me tender të kufizuar, gjithmonë me preteksin e rindërtimit nga tërmeti, edhe pse ky i fundit kishte më shumë se 2 vjet që kishte kaluar.

Dhe arsyet se pse 20 milionë eurot u prokuruan me garë të cunguar u zbuluan vetëm dy javë më vonë, kur Emiriana Sako caktoi fituesin e llokmës së madhe. Ai ishte bashkimi i tre kompanive, që përbëhej nga 2T, Vëllezërit Hysa dhe Adriatik shpk. Këta e fituan tenderin me 99.9 për qind të fondit limit duke i kursyer qytetareve më pak se 20 mijë euro në një kontratë 20 milionë euro.

Fituesit e tenderit pa gare 20 mln euro per hidrovorin

Por kush qëndronte pas aferës së hidrovorit? Përgjigja është një rrjet kompanish të zotëruara nga zyrtarë të lartë të Rilindjes.

2T është kompania e Sakove, një nga 4 lubikompanitë e punëve publike, të cilat u shndërruan në përbindësha buxhetorë me ardhjen e Belinda Ballukut në krye të ministrisë së Infrastrukturës. Në atë kohë, Gramos Sako mbante postin e komandantit të gardës, ndërsa vitin e kaluar u caktua vezir në pashallakun e dikurshëm të Ali Pashës.

Adriatik shpk është kompania e Spartak Kovaçit, ish drejtorit të ujësjellësit të Durrësit, familjar i Ceno Klosit, në atë kohë drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve, dhe njeri shumë i afërt me Belinda Ballukun. Pra këta e morën tenderin 20 milionë euro vet, njësoj si skema 5D në Tiranë, vetëm se në Durrës akronimi ishte 5B.

Por për të mbyllur ciklin e bandës, projektues i veprës u kontraktua kompania Invictus, ndërsa mbikqyrës e saj një kompania e quajtur Hydro-Eng Consulting. Kjo e fundit zotërohet nga Elvis Qyrku dhe është themeluar vetëm 6 muaj para tenderit të hidrovorit. Pra një kompanie pa asnjë eksperiencë i caktohet kontrata për mbikqyrjen e një vepre jetike për qytetin e Durrësit.

Në fakt, që nga centralizimi i ujësjellësave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe heqja e tyre nga bashkitë, të gjitha kompanitë e ujësjellësave kanë funksionuar sipas një skeme të mbyllur, ku thuajse të gjithë tenderat janë marrë nga një grusht kompanish të lidhura me dyshen Balluku-Klosi. Një skemë e pastër 5B ose dhe 5K.

Në Durrës nuk kaloi shumë kohë për të nxjerrë në sipërfaqe bojën e errët të korrupsionit. Hidrovori i ri i Durrësit, edhe pse kushtoi plot 20 milionë euro, nuk funksionon duke bërë që qyteti të përmbytet në mënyrë të vazhdueshme sa herë që bien reshje.

Pamjet apokaliptike të një dite më parë ishin kulmi që ua ekspozoi qytetarëve aferën e madhe të hidrovorit haptazi në publik. Tani është detyra e SPAK të verifikojë se ku kanë shkuar 20 milionë eurot e marra dhunshëm me tender pa garë. Dhe bashkë me të edhe shumë tendera të tjerë të Emiriana Sakos, e cila me preteksin e tërmetit ka ngritur në Durrës një nga gropat më të mëdha të korrupsionit të parave publike. Aq sa dhe Gjushi ngjan me të vërtetë akullore.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Zootopia 2” thyen rekorde globale
Artikulli tjetër Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.