Egnatia dhe Vllaznia do të përplasen sot në “Arenën Kombëtare” për titullin kampion të Shqipërisë. Dy skuadra të forta, dy filozofi të ndryshme loje, por një objektiv të përbashkët; kurorën e sezonit 2024/25.
Egnatia vjen si kampione në fuqi dhe kërkon të përsërisë suksesin, ndërsa Vllaznia synon rikthimin e madh në majat e futbollit shqiptar. Përballjet direkte mes tyre gjatë këtij sezoni tregojnë një ekuilibër të plotë, që e bën finalen edhe më të paparashikueshme.
Në katër ndeshjet e kampionatit, të dyja skuadrat kanë nga një fitore dhe dy barazime:
Egnatia – Vllaznia 2-2
Vllaznia – Egnatia 0-2
Egnatia – Vllaznia 1-1
Vllaznia – Egnatia 3-1
Të dyja ekipet kanë treguar se mund të fitojnë ndaj njëra-tjetrës dhe finalja e së hënës pritet të jetë një ndeshje e fortë, ku detajet do të bëjnë diferencën.