KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Studentët në Beograd e bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Studentët në Beograd e bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi
AktualeAnalizeFokusRajoniSociale

Studentët në Beograd e bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi

Përditësimi i fundit: 23 Prill, 2025 8:27 am
170 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Studentët e Universitetit të Beogradit e kanë bllokuar ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), transmetuesit publik, për ditën e tetë radhazi duke pretenduar se ky medium nuk raporton në mënyrë objektive për protestat e tyre.

Studentët kërkojnë që të shpallet konkurs i ri për anëtarët e Këshillit të Organit Rregullativ për Mediat Elektronike (REM).

Ndërkohë, RTS-ja ka njoftuar se, për shkak të “rrethanave të vështira të punës”, është e detyruar ta përshtatë skemën programore, dhe se ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore në Beograd kundër personave të panjohur – organizatorëve të bllokadës, dhe se ka kërkuar reagim nga institucionet ndërkombëtare.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar opinionin se, “në rast se ndodh ndonjë vepër penale, kryesit do të identifikohen dhe ndiqen penalisht në përputhje me ligjin”.

Studentët kanë qëndruar para RTS-së pandërprerë edhe gjatë katër ditëve të festës së Pashkëve. Atyre u janë bashkuar atje edhe studentë nga qytete të tjera të Serbisë. Veçanërisht vëmendjen e kanë tërhequr studentët nga Novi Pazari, qytet në Serbi me shumicë boshnjake.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, studentët e universiteteve shtetërore në Serbi i kanë bllokuar dhjetëra fakultete dhe kanë organizuar protesta të vazhdueshme, duke kërkuar përgjegjësi dhe ndjekje penale në lidhje shembjen e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, si pasojë e të cilës humbën jetën 16 njerëz.

Çfarë po ndodh me programin e RTS-së?

Gjatë bllokadës, RTS-ja po e përshtat programin e tij, duke transmetuar filma artistikë apo dokumentarë në vend të programeve të mëngjesit ose emisioneve të tjera.

Emisionet kryesore informative po realizohen si një seri kronikash të regjistruara, pa prezantues në studio, duke përfshirë edhe pamje të përzgjedhura nga televizione të tjera.

Redaksia e RTS-së ka bërë thirrje disa herë për t’i dhënë fund bllokadës, duke deklaruar se bllokimi i objekteve dhe pengimi i punonjësve të shërbimit publik në punën e tyre përbën “presion të papranueshëm ndaj një mediumi në të cilin qytetarët kanë besuar për vite me radhë”.

Gjithashtu, transmetuesi publik ka njoftuar se në rrjetet sociale dhe në sipërfaqe publike po shpërndahen dhe ekspozohen fotografi të redaktorëve dhe gazetarëve të tyre, të cilët paraqiten si “armiq të popullit”.

Një pjesë e punonjësve të Radiotelevizionit të Serbisë tha më 22 prill se e kupton pakënaqësinë ndaj disa vendimeve redaktuese në programin informativ të televizionit, dhe se nuk dëshiron të identifikohet me to, por se gjithashtu dëshiron që bllokimi i Shërbimit Publik të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të fillojë puna dhe të ndryshohet RTS-ja.

Çfarë thonë studentët?

Studentët që po mbajnë bllokadën kanë deklaruar se transmetuesi publik serb “punon kundër të gjithëve neve”, dhe se Rregullatori i Shërbimeve Mediale nuk ekziston.

Studentët e Universitetit të Beogradit po ashtu i kanë dërguar një letër Komisionit për Kulturë dhe Informim të Kuvendit të Serbisë, në të cilën kanë njoftuar se bllokada dhe protesta para RTS-së do të vazhdojnë derisa Komisioni të shpallë thirrjen publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të REM-it.

Që nga nëntori i vitit 2024, Këshilli i Organit Rregullativ për Mediat Elektronike (REM) nuk është funksional, pasi anëtarëve u ka përfunduar mandati, duke pamundësuar kështu marrjen e shumë vendimeve të këtij institucioni.

Reagimet e pushtetit ndaj bllokimit të RTS-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dënuar bllokadën studentore në Radiotelevizionin e Serbisë dhe ka bërë thirrje që institucionet përkatëse të ndërmarrin “masa të ndryshme” në ditët në vijim për të rivendosur “rendin dhe qetësinë publike”.

Ai i ka akuzuar studentët dhe qytetarët që i mbështesin ata në bllokimin e RTS-së se “po përpiqen me dhunë ta rrëzojnë shtetin dhe themelet e tij”.

Pushteti në Serbi, përndryshe, protestat për rrëzimin e strehës i përshkruan si një “revolucion me ngjyra” që ka për qëllim “rrëzimin e dhunshëm të shtetit”.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka deklaruar të dielën se bllokimi i RTS-së përbën “vepër penale”, dhe ka shprehur shpresën që të gjitha institucionet kompetente do ta bëjnë punën e tyre.

Bërnabiç ka përsëritur se kërkesat e studentëve janë vetëm një pretekst për ardhjen në pushtet të opozitës.

Bashkimi Evropian, ndërkohë, ka njoftuar se është i vetëdijshëm për bllokimin e RTS-së dhe se po e ndjek nga afër situatën e brendshme politike në Serbi.

BE-ja ka bërë thirrje për sundim të ligjit dhe institucione të forta, përgjegjëse dhe demokratike.

Kjo nuk është hera e parë që bllokohen shërbimet publike mediale në Serbi.

Studentët e Beogradit dhe Novi Sadit u mblodhën papritur më 10 mars para objekteve të mediave publike dhe ua bllokuan të gjitha hyrjet, duke kërkuar raportim objektiv për protestat.

Ajo bllokadë zgjati rreth 20 orë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA
Artikulli tjetër 12 kandidatët më të mundshëm për Papën e ardhshëm

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.