KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tan Agolli bën hotel dhe restorant në vilën qeveritare Sarandë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tan Agolli bën hotel dhe restorant në vilën qeveritare Sarandë
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Tan Agolli bën hotel dhe restorant në vilën qeveritare Sarandë

Përditësimi i fundit: 28 Shkurt, 2025 11:45 am
171 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është një nga “oligarkët” më të mëdhenj në Shqipëri. Ai e ka kthyer institucion që drejton në “shërbim” të vetes, familjarëve apo edhe të ish-punëdhënësve të tij. Shpeshherë, VoxNews ka raportuar për projekte tepër të dyshimta të Fondit, ku kohët e fundit ai ka prokuruar dhjetëra miliona euro për të ndërtuar hotele dhe restorante me paratë e shtetit. I tillë ishte tenderi te Llixhat e Bënjës në Përmet apo edhe kompleksi në periferi të Tiranës.

Ndërkohë, “oligarku” Agolli ka vijuar bëmat, kësaj herë me një pronë të stërmadhe në Sarandë, atje ku ndodhet rezidenca qeveritare. Në një sipërfaqe prej 3 hektarësh pronë shtetërore, “ndërtuesi” Agolli do të ndërtojë restorant dhe hotel luksoz me paratë e shtetit. Një nismë kurajoze, pasi me këtë veprim tjetërson një truall ende të paprekur në qytetin bregdetar, i cili dita-ditës vetëm po betonohet.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, FSHZH ka hapur tenderin me objekt “investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit”. Bëhet fjalë për lotin 3, “poli i zhvillimit turistik në Sarandë – faza 1”.

Është një kontratë me “çelësa në dorë”, teksa fondi limit është plot 379.176.241 lekë pa TVSH. “Financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore për periudhën 2025-2027” thuhet në këtë dokument. FSHZH thotë se kohëzgjatja e kontratës është 18 muaj, teksa tenderi do të bëhet në muajin mars.

VoxNews shfletoi dokumentet shoqëruese, ku në to janë edhe foto të gjendjes ekzistuese. Sipas FSHZH-së, rezidenca ka një sipërfaqe rreth 3 ha dhe është e njohur për peizazhin e saj të bukur dhe ambientin e qetë.

“Në këtë zonë ndodhet një vilë e cila kishte përdorim gjatë periudhës komuniste. Vila qeveritare e ndodhur në ‘Kodrën e Gjashtës’ në Sarandë përfaqëson një nga ndërtimet më të rëndësishme të periudhës socialiste në Shqipëri. E vendosur në një nga pikat më strategjike dhe panoramike të qytetit, kjo vilë përbën një dëshmi të gjallë të arkitekturës dhe estetikës që karakterizonte ndërtimet e asaj periudhe”, thuhet në këto dokumente.

Sipas saj, ndërtesa përdorej kryesisht për pushime dhe takime të niveleve të larta qeveritare, duke reflektuar privilegjet dhe rëndësinë strategjike të qytetit të Sarandës në atë periudhë.

“Gjatë komunizmit, ‘Kodra e Gjashtës’ ishte një zonë me interes të veçantë, jo vetëm për ndërtimet qeveritare, por edhe për rëndësinë strategjike dhe simbolike të saj. Kjo hapësirë vazhdon të jetë një pikë referimi historike dhe gjeografike, duke i dhënë Sarandës një karakter unik që lidh të shkuarën me të tashmen” thuhet në këto dokumente.

 

Marrë nga VoxNews,al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ‘Fatura’ për t’u bërë gati për në BE, 7.6 mld € deri në 2028
Artikulli tjetër Drejtoresha e Arsimit në Korçë ul pagat e mësuesve dhe bën tendera miliona eurosh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.