KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tavo skualifikon këdo për t’i dhënë 1.5 milionë euro kompanisë “Fusha”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Tavo skualifikon këdo për t’i dhënë 1.5 milionë euro kompanisë “Fusha”
KorrupsionKryesoreOpinionSociale

Tavo skualifikon këdo për t’i dhënë 1.5 milionë euro kompanisë “Fusha”

Përditësimi i fundit: 3 Shkurt, 2025 10:38 am
239 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vangjel Tavo e ka filluar me “dorë të mbarë” detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës, teska në një hark të shkurtër kohor ka firmosur tenderët e parë të majmë për punë publike në territorin që mbulon.

Disa ditë pasi firmosi fituesin e ndërtimit të rrugës së fshatit Tërbaç, ku tenderin ia dha firmës që oferoi 500 mijë euro më shumë, ai ka shpallur fituesin e procedurës së rrugës në Vranisht.

Sërish e njëjta procedurë, ku të gjitha firmat e tjera skualifikohen, duke ngritur hije të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Një skemë e ngjashme me paraardhësin e tij, Jorgo Goro, i cili ia jepte tenderët nënës së ish-juristit të bashkisë, ndërkohë që tani Tavo ia ka lënë “topin” zëvendësit të tij, Pervin Gjikuria.

Por, pavarësisht se firma delegohet, përgjegjësia patjetër është e kryetarit, atij që me votat e muajit gusht 2024 u zgjodh për të drejtuar këtë bashki problematike, me disa ish-drejtues në burg dhe të akuzuar për krime zgjedhore, tendera apo për dhënien e pronave në atë zonë.

Nëse për rrugën e Tërbaçit skualifikoi 3 nga firma në garë, për rrugën e Vranishtit u skualifikuan 2 nga 3 firma në garë. A nuk është një paracaktim të fituesit? Nëse të gjithë ikin nga gara, ku në rrugën e Tërbaçit diferenca mes ofertës fituese dhe asaj të ulët ishte 500 mijë euro, a kemi garë? Natyrisht që jo, pasi Tavo ka filluar që të “kënaqë” ata që e mbështetën në zgjedhje.

Ai u propozua si emër konsensual, teksa ka lëvizur në disa parti dhe ka bërë “paqe” me kryeministrin Edi Rama. Por, duket se kjo “paqe” mund t’a marrë më qafë, pasi koha e ka treguar se kryeministri nuk mbron askënd kur është puna te hetimet e mundshme. Nuk ka rëndësi nëse vjedh, shpërdoron apo abuzon me detyrën; e rëndësishme për qeverinë është nëse vihesh nën akuzë!

Paraardhësit e Tavos, si dhe fituesi i votimeve para tij, u vunë nën akuzë dhe nuk u mbrojtën. Ndërkohë, megjithëse ka një precedent të rrezikshëm, sërish kryetari aktual vepron njësoj.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Bashkia e Himarës ka shpallur fitues një bashkim operatorësh për ndërtimin e rrugës së Vranishtit. Ato janë APIS CONSTRUCTION, që do të bëjë 8.37 % të punimeve dhe firmën e FUSHA me 91.63 % të punimeve. Fondi për këtë tender ishte 153 milionë lekë, teksa të tria firmat pjesëmarrëse kanë pasur oferta të përafërta. “ILIRIA/D” ofroi po 153 milionë, APIS & FUSHA 150 milionë dhe ULZA 152 milionë.

Në dokumente shkruhet se dy firmat, “ILIRIA/D” dhe “ULZA” u skualifikuan. “ULZA” nuk kishte staf, teksa “ILIRIA/D” s’kishte punë të ngjashme. Edhe në këtë tender, Tavo ka luajtur në “mbrojtje”, teksa i ka deleguar firmën zëvendësit të tij Pervin Gjikuria.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kryebashkiaku i Poliçanit jep pa garë 184 hektarë tokë
Artikulli tjetër Banka e Shqipërisë bleu 1 miliardë euro vjet, për të mbajtur kursin e këmbimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.