KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Banka e Shqipërisë bleu 1 miliardë euro vjet, për të mbajtur kursin e këmbimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Banka e Shqipërisë bleu 1 miliardë euro vjet, për të mbajtur kursin e këmbimit
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Banka e Shqipërisë bleu 1 miliardë euro vjet, për të mbajtur kursin e këmbimit

Përditësimi i fundit: 3 Shkurt, 2025 10:40 am
211 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Klodian Tomorri

 

Banka e Shqipërisë ndërhyri forcërisht në tregun e brendshëm valutor duke blerë dëngje të mëdha eurosh vitin e kaluar për të mos lejuar forcimin e pandalshëm të lekut ndaj monedhës europiane. Kapitali ka mësuar se përmes ankandeve të lajmëruara dhe atyre jashtë radhe, Banka Qendrore ka blerë rreth 950 milionë euro nga 1 janari deri në 31 dhjetor të vitit 2024.

Nga këto vetëm 300 milionë euro ishin ankande të planifikuara për rritjen e rezervës valutore të vendit, ndërsa 650 milionë euro të tjera u blenë më ankande të jashtëzakonshme me qëllimin e vetëm për të hequr eurot nga tregu në përpjekje për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Blerjet agesive të valutës kanë kulmuar veçanërisht në tremujorin e katërt të vitit. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të tremujorit të tretë, Banka e Shqipërisë bleu 542.3 milionë euro. Ndërsa në tremujorin e katërt të vitit, për të cilin të dhënat nuk janë bërë ende publike zyrtarisht, BSH ka blerë plot 400 milionë euro për të ndalur zhvlerësimin e monedhës europiane ndaj lekut duke e çuar shifrën totale të blerjeve për vitin 2024 në rreth 950 milionë euro, një  shifër që është gati sa 5 për qind e PBB-së së vitit 2023.

Ky është një rekord absolut historik. Kurrë më parë Banka e Shqipërisë nuk ka blerë kaq shumë valutë në tregun e brendshëm. Të dhënat zyrtare tregojnë se për gjithë vitin 2023, Banka e Shqipërisë bleu në total 265.8 milionë euro, ose gati 4 herë më pak, ndërsa për vitin 2022 shuma e eurove të blera ishte vetëm 142.2 milionë euro.

Megjithatë pavarësisht ndërhyrjeve agresive nga Banka Qendrore kursi i këmbimit ka vazhduar të forcohet, ndonëse me ritme më të moderuara. Statistikat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në harkun kohor dhjetor 2023-dhjetor 2024, leku u forcua me më shumë se 4.3 për qind ndaj euros duke u këmbyer në muajin e fundit të vitit të kaluar mesatarisht me 98.3 euro nga 102.78 që këmbehej në dhjetor 2023.

Forcimi i pandalshëm i lekut ndaj euros u shndërrua në një çështje kryesore në debatin ekonomik të vendit. Bizneset, kryesisht ato të eksportit të mallrave dhe shërbimeve, i kanë bërë thirrje vazhdimisht Bankës së Shqipërisë që të ndërhyjë për të ndalur këtë trend që sipas tyre ka çuar në faliment mijëra biznese prodhuese në vend. Ndërsa opozita e ka cilësuar forcimin e lekut pasojë të narkoeurove, valutës që hyn në vend nga aktivitetet kriminale si trafiku i drogës.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tavo skualifikon këdo për t’i dhënë 1.5 milionë euro kompanisë “Fusha”
Artikulli tjetër Të ardhurat e mbledhura gjatë vitit të kaluar u rritën me afro 660 milionë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.