KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të ardhurat e mbledhura gjatë vitit të kaluar u rritën me afro 660 milionë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Të ardhurat e mbledhura gjatë vitit të kaluar u rritën me afro 660 milionë euro
AnalizeFinanceKryesoreZhvillim

Të ardhurat e mbledhura gjatë vitit të kaluar u rritën me afro 660 milionë euro

Përditësimi i fundit: 3 Shkurt, 2025 10:50 am
188 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Miliona euro më shumë fitoi arka e shtetit në vitin që lamë pas. Miliona euro më shumë se në 2023-shin arritën të mblidhnin administrata tatimore dhe ajo doganore, por nuk arritën të realizonin plotësisht planin e caktuar në buxhetin e 2024-ës nga Ministria e Financave.

Sipas shifrave zyrtare të ministrisë, gjatë vitit 2024, të ardhurat e mbledhura arritën në 7 miliardë e 95 milionë euro, ose afro 45 milionë euro më pak se planifikimi. Në buxhetin e vitit të shkuar pritshmëritë ishin për të mbledhur 7 miliardë e 140 milionë euro. Ndërsa për vitin 2025 pritshmëritë janë që të mblidhen rreth 7.5 mld euro.

Dy nga shkaqet kryesore të evidentuara gjatë vitit të shkuar që ndikuan negativisht në realizimin e të ardhurave, ishin zhvlerësimi i valutave, që ndikoi negativisht tek të ardhurat doganore, por nga ana tjetër edhe heqja e tatimit 15% për profesionistët e lirë uli pritshmëritë për të ardhurat.

Edhe pse me mosrealizim, në raport me vitin 2023, të ardhurat janë rritur me 659 milionë euro, pasi në total në vitin e krizës së inflacionit u mblodhën në total 6 miliardë e 436 milionë euro.

Kontributin më të madh në rritjen e ardhurave në raport me vitin 2023, e ka dhënë përmirësimi i ekonomisë, shtimi i konsumit si rezultat i turistëve të shumtë por edhe përmirësimi i aktivitetit të bizneseve. Paratë e mbledhura nga TVSH-ja, tatimi i pagave ndikuar edhe prej rritjes së rrogave dhe milionat e mbledhura nga akciza patën ndikimin më të madh në rritjen e të ardhurave vjet.

Në vitin që lamë pas situata më problematike ka qenë me shpenzimet që cilat nuk u realizuan me 372 mln euro, pasi nga 7.7 miliardë euro që patën në dispozicion institucionet, u shpenzuan pak më shumë se 7.3 miliardë euro.

Ministria e Financave thotë se shpenzimet patën ecuri të ngadaltë vjet për shkak të vonesave në procedurat tenderuese, vonesave në realizimin e projekteve si dhe në marrjen e fondeve të huaja.

 

Marrë nga Shqiptarja.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banka e Shqipërisë bleu 1 miliardë euro vjet, për të mbajtur kursin e këmbimit
Artikulli tjetër OJF-të në Shqipëri do të kontrollohen për terrorizëm dhe keqpërdorim fondesh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.