KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2025 11:44 am
109 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC) konstatoi një “përkeqësim të thellë” të të drejtave të punëtorëve në indeksin e saj vjetor të të drejtave, bazuar në 97 tregues të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara dhe traktatet ndërkombëtare.

Të drejtat e punëtorëve, të cilat raporti i mat në 151 vende, ranë ndjeshëm veçanërisht në Europë dhe në Amerikë – me rezultatet më të këqija për këto dy rajone që nga fillimi i indeksit në vitin 2014.

Shqipëria renditet mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë, duke u vlerësuar me 3 nga ITUC. Ky klasifikim u referohet vendeve ku të drejtat e punëtorëve shkelën në mënyrë të vazhdueshme, megjithëse mund të ekzistojë një kornizë ligjore që i njeh ato.

“Në vitin 2025, një sërë zhvillimesh shqetësuese në Europë dhe më gjerë dëshmojnë një klimë gjithnjë e më armiqësore ndaj sindikatave dhe lëvizjeve punëtore.

Në Belgjikë, Finlandë dhe Francë, autoritetet kanë vazhduar me shtypjen e grevistëve, duke përdorur masa ndëshkuese dhe ndalime për të frenuar protestat.

Ndërkohë, qeveritë në Shqipëri, Hungari, Moldavi, Mal të Zi dhe Mbretërinë e Bashkuar janë kritikuar për abuzime me ligjin, duke zgjeruar në mënyrë të tepruar përkufizimin e “shërbimeve thelbësore” – një manovër ligjore që kufizon ndjeshëm të drejtën për grevë.

Në Greqi, Hungari, Serbi, Zvicër dhe Turqi, kompanitë kanë ndërhyrë drejtpërdrejt për të penguar aktivitetin sindikal, duke dëmtuar mbrojtjen e punonjësve dhe duke nënminuar organizimin kolektiv.

Një tjetër fenomen shqetësues është shfaqja e të ashtuquajturave “sindikata të verdha” – struktura të kontrolluara nga punëdhënësit – të cilat janë vërejtur në Armeni, Greqi, Holandë, Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut. Këto pseudo-sindikata përdoren për të zëvendësuar përfaqësimin e vërtetë të punëtorëve dhe për të dobësuar zërin e tyre në vendimmarrje”, thuhet në raport.

Në total, 87 për qind e vendeve shkelën të drejtën për grevë dhe 80 për qind shkelën të drejtën për negocim kolektiv, tha ITUC.

“E drejta për negocim kolektiv u kufizua në 80 për qind të vendeve (121),” theksoi raporti.

Në Francë, për shembull, “pothuajse katër nga dhjetë marrëveshje kolektive u imponuan në mënyrë të njëanshme nga punëdhënësit, pa përfaqësim sindikal”.

Raporti gjithashtu theksoi “përndjekjen” ndaj drejtuesve sindikalë.

“Në Francë, më shumë se 1,000 drejtues dhe anëtarë të sindikatës Confédération générale du travail (CGT) po përballen me akuza penale dhe masa disiplinore për rolin e tyre në protestat masive kundër reformave të pensioneve,” thuhet në raport.

Europa përjeton rënien më të theksuar.

ITUC i jep çdo vendi një vlerësim nga një (maksimumi) deri në pesë (minimumi), bazuar në respektimin e të drejtave të punëtorëve, si e drejta për grevë, protestë dhe pjesëmarrje në negocime.

Vetëm shtatë vende – përfshirë Gjermaninë, Suedinë dhe Norvegjinë – morën vlerësimin maksimal, krahasuar me 18 vende dhjetë vite më parë. Italia dhe Argjentina panë një rënie të vlerësimit të tyre në vitin 2025.

“Nëse kjo rënie vazhdon me këtë ritëm, pas dhjetë vitesh nuk do të mbetet asnjë vend në botë me vlerësimin më të lartë për respektimin e të drejtave të punëtorëve,” tha në një deklaratë drejtuesi i ITUC, Luc Triangle.

Në vitin 2025, Europa përjetoi rënien më të theksuar nga të gjitha rajonet e botës në dhjetë vitet e fundit.

ITUC gjithashtu bëri të ditur se sindikalistë ose punëtorë u vranë në pesë vende gjatë vitit 2025: në Afrikën e Jugut, Kamerun, Kolumbi, Guatemalë dhe Peru.

Ndërkohë, Nigeria u rendit për herë të parë në listën e dhjetë vendeve më të këqija për të drejtat e punëtorëve.

Vetëm një numër i vogël vendesh panë përmirësime në këtë drejtim.

Reformat forcuan të drejtat sindikale në Australi, ndërsa në Meksikë, ndryshimet në legjislacionin e punës përmirësuan aksesin në drejtësi për punëtorët.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane

Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”

Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Biletat e Kanye West mbeten stok

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ‘Tifozat Kuq e Zi’ me mesazh të fuqishëm para Shqipëri–Serbi
Artikulli tjetër Gjermania mposhtet nga Portugalia, Nagelsmann shpërthen pas dështimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West
Aktuale Analize Kryesore Kulture Opinion Sociale 10 Korrik, 2026
Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 10 Korrik, 2026
Çfarë do të ndodhë me protestën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare
Aktuale Bota Fokus Koment Kryesore Politike 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.