KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tekst për standardizimin e gjuhës shqipe në diasporë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tekst për standardizimin e gjuhës shqipe në diasporë
AktualeKomentRajoniSociale

Tekst për standardizimin e gjuhës shqipe në diasporë

Përditësimi i fundit: 18 Mars, 2025 12:54 pm
211 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci, nënshkruan sot urdhrin për miratimin e nivelit III të tekstit mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, i cili synon të përfshijë grupmoshat e klasave 7-9.

Ky hap vijon punën e nisur me miratimin e dy niveleve të para të këtij teksti për grupmoshat e klasave 1-3 dhe 4-6, duke konsoliduar më tej mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

“Sapo kemi miratuar një vendim të përbashkët për nivelin III të tekstit plotësues për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Këto tekste janë baza për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për fëmijët në diasporë. Pasi kemi përfunduar dhe tashmë janë në duart e nxënësve tekstet plotësuese Niveli I dhe Niveli II, vjen edhe Niveli III për klasat 6 deri në të 9-ën, duke përmbyllur kështu ciklin e arsimit fillor me abetaren dhe më tej dhe të arsimit të mesëm të ulët, pra deri në klasën e 9-të. Për ne ky është një tjetër hap drejt mësimit të standardizuar të gjuhës shqipe përmes këtyre teksteve, të cilat janë të unifikuara, të standardizuara. Tekste të cilat vijnë të mbështetura nga ekspertiza e të dyja palëve dhe unë vërtet dua që të falënderoj të dy grupet e punës, që në fakt janë një grup pune dhe që kanë pasur për detyrë të përfundojnë këtë proces kaq të rëndësishëm të finalizimit të teksteve të përbashkëta të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, me të cilët mësojnë fëmijët në diasporë dhe gjithashtu mësuesit i kanë si udhërrëfyes pikërisht për të arritur maksimumin e cilësisë së mësimdhënies së tyre për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Tekstet janë edhe në formë të digjitalizuar në faqet respektive të ministrive tona, të Qendrës së Botimeve të Diasporës dhe gjithashtu të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës. Jam e kënaqur gjithashtu që këto tekste do të jenë në duart e fëmijëve dhe të mësuesve duke filluar nga viti i ardhshëm akademik, gjithashtu duke pasur në dorë edhe abetaren dhe tekstin për Nivelin I, II dhe III që ne sapo firmosëm së bashku”,- tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci e cilësoi bashkëpunimin mes dy ministrive vitet e fundit të jashtëzakonshëm.

“Gjatë këtyre katër viteve të fundit, bashkëpunimi në fushën e arsimit me Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit, këtu me ministren Manastirliu, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe tashmë kemi shumë rezultate në këtë drejtim, pasi finalizimi i abetares së përbashkët, tekst me të cilin mësojnë të gjithë vogëlushët tanë në Kosovë, Shqipëri dhe disa komuna të Maqedonisë së Veriut dhe tashmë edhe fëmijët atje në mërgatë, tashmë finalizuam edhe tekstin e III “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, tekste me të cilat do të mësojnë të gjithë fëmijët tanë në mërgatë, duke kompletuar kështu të gjitha nivelet e kurrikulës për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare“,- tha Nagavci.

Ky bashkëpunim mes dy vendeve përbën një hap të rëndësishëm për mbrojtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe, duke e bërë atë të pranishme dhe të aksesueshme për të gjithë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen.

Një tjetër ngjarje me rëndësi është Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe, e cila përfshin nxënësit e klasave të nënta të Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Marrë nga CNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, kultura e re e protestës qytetare

Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!

Bllokohen shërbimet në Gjykatën e Tiranës, administrata bojkoton punën për pagat e gushtit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Krijohet shoqëria shqiptaro-arabe që do të prodhojë dhe shpërndajë pullat fiskale
Artikulli tjetër Edi Rama për mbylljen e TikTok-ut: Brenda 15 ditëve do jetë black out

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Nis sot Liga e Kampionëve, vëmendja te përballja Real Madrid-Inter
Aktuale Analize Sociale Sporti 8 Shtator, 2026
Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Shqipëria i ndaloi hyrjen cisternës së lidhur me oligarkun rus Timchenko
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.