Pas Agim Trocit, kreut të Komisariatit të Delvinës që u dogj vetë duke shpëtuar një fëmijë nga djegia gjatë një zjarri në fshatin Vergo, është një tjetër efektiv policor që ofron modelin më të mirë të një shërbuesi shteti e ligji në shërbim të njerëzve.
Ai është Klajdi Mustaj, efektiv në Komisariatin e Fierit, i cili shpëtoi me vetëmohim shoferin e dy pasagjerët e një Benzi u përfshi nga flakët pas daljes nga rruga në Qafën e Koshovicës.
Që të tre shpëtuan dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe kjo ‘falë’ policit i cili u gjend në kohën dhe momentin e duhur, duke bërë gjënë e duhur.
Për ironi, si rasti i Agim Trocit e si ky i Klajdi Mustës, vijnë pas rastit të trishtë një kuadri policor në Vlorë që ishte prezent në rrahjen e një kamarieri nga miku i tij me precedente penalë.
Marre nga Tesheshi.com