KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trafik kokaine nga Ekuadori deri në Rusi, arrestohet shqiptari në Greqi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trafik kokaine nga Ekuadori deri në Rusi, arrestohet shqiptari në Greqi
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Trafik kokaine nga Ekuadori deri në Rusi, arrestohet shqiptari në Greqi

Përditësimi i fundit: 28 Nëntor, 2025 8:51 pm
158 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua sot në Athinë të Greqisë. Bëhet me dije se shqiptari kërkohej nga autoritetet e Belgjikës, me një Njoftim të Kuq përmes Interpolit, për trafik droge nga Ekuadori në Evropë dhe më pas deri në Rusinë e largët.

39-vjeçari me inicialet H.O., akuzohet si “koka” e grupit, ndërkohë emri i tij nuk është publikuar ende. Rrjeti krimial që transpotonte kontejnerë plot me drogë u zbulua nga bisedat telefonike.

Sipas dokumenteve të prokurorisë belge, grupi dyshohet se trafikonte sasi kokaine nga Ekuadori. Ndërkohë raporti belg përshkruan takime, lëvizje dhe sinjale telefonike që regjistrojnë lëvizjet e anëtarëve të organizatës në Antverp, si dhe rrugët nga porti në depot ku kontejnerët “hapeshin”.

Autoritetet belge e lidhin 39-vjeçarin me lëvizjet midis Belgjikës, Spanjës, Greqisë dhe Shqipërisë, mbikëqyrjen e apartamenteve dhe kontaktet me persona që dyshohet se organizojnë transportin dhe shkarkimin e kontejnerëve.

Arrestimi i tij në Athinë shkaktoi aktivizimin e menjëhershëm të Belgjikës, e cila dërgoi Urdhrin Europian të Arrestit. Siç raportohet ky është një nga arrestimet më të rëndësishme në rastet e drogës në Evropë, pikërisht sepse lidh për herë të parë në një rrëfim të vetëm kriminal kaq shumë vende dhe rrugë të ndryshme: Ekuador – Belgjikë – Spanjë – Greqi – Shqipëri – Rusi.

Rasti nuk ka të bëjë me një operacion trafikimi “lokal”, por me një mekanizëm të supozuar ndërkombëtar i cili, sipas urdhrit belg, përdori logjistikën globale, porte në kontinente të shumta dhe qarqe të Amerikës Latine për të transportuar ngarkesa të vlerësuara në mijëra kilogramë.

Arrestimi i shtetasit shqiptar në Athinë konsiderohet vendimtar jo vetëm për hetimin belg, por edhe për përgjigjen evropiane ndaj rrjeteve të organizuara që lidhin brigjet jugore, portet veriore dhe tregjet lindore në një sistem të vetëm, të padukshëm trafikimi.

“Një shtetas i huaj 39-vjeçar u arrestua më 19.11.2025 nga oficerët e Nën-Drejtorisë së Narkotikëve. Ndaj tij ishte lëshuar një Urdhër Arresti Evropian nga autoritetet belge për përfshirje në një organizatë kriminale me bazë në Belgjikë, e cila dyshohet se importon sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në Evropë dhe merret me kultivimin e kanabisit si dhe krijimin e impianteve të përpunimit të drogës jashtë vendit. Arrestimi lidhet me sekuestrimin e një kontejneri në portin e Antverpit në shtator 2024, i cili përmbante 500 kg kokainë. I arrestuari u dërgua në Prokurorinë kompetente dhe hetimet vazhdojnë,” deklaroi policia greke.

Mbrojtjen e shqiptarit e ka marrë përsipër avokati i njohur grek Sakis Kechagioglou, i cili deklaroi se kemi të bëjmë me: Një nga rastet më komplekse të trafikut ndërkombëtar të kokainës të viteve të fundit. Ngarkesa prej 1.200 kg ndoqi një rrugë transnacionale nga Ekuadori drejt porteve evropiane, përfshirë Antverpin, Greqinë dhe Shqipërinë, me degëzime deri në Rusi. Zgjedhja e juridiksionit është mjeti kryesor që do të përcaktojë fatin penal të klientit tim.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përfundon shuarja e zjarrit në Hong Kong, shkon në 128 numri i viktimave
Artikulli tjetër 10% e fëmijëve nën moshën 3 vjeç në çerdhe publike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Aktuale Fokus Koment Kryesore Rajoni 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.