KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit
AktualeAnalizeFokusSociale

Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2025 9:12 am
184 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një shtetas shqiptar, i dënuar më parë për prodhim kanabisi dhe i dëbuar nga Britania, është lejuar të qëndrojë në vend edhe pse kishte hyrë sërish në mënyrë të paligjshme dhe kishte kryer vepra të tjera penale.

Stiljano Ziu u dënua me nëntë muaj burg në vitin 2018 për prodhim kanabisi, por u lirua para kohe me kushtin që të mos kthehej më në Britani pas dëbimit. Megjithatë, ai e theu këtë urdhër dhe u rikthye në mënyrë të paligjshme në fillim të vitit 2019. Pak kohë më vonë, ai u martua me një shtetase greke që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet së cilës kërkoi të drejtën për të qëndruar.

Pavarësisht kundërshtimeve të Ministrisë së Brendshme britanike, si dhe faktit që Ziu kishte hyrë ilegalisht në vend dhe kishte të kaluar kriminale, ai u mbështet nga dy nivele të gjykatës së emigracionit – të cilat vendosën se ai nuk përbënte rrezik për publikun apo për sistemin e imigracionit.

Ministria e Brendshme kundërshtoi vendimin, duke argumentuar se Ziu kishte treguar “mospërfillje flagrante” ndaj ligjeve të imigracionit dhe se duhej dëbuar, duke shtuar se lidhjet familjare të tij ishin të pamjaftueshme për të justifikuar qëndrimin dhe se ai mund të riintegrohej në Shqipëri.

Ndërkohë, në kohën e apelimit, Ziu ishte në pritje të një gjykimi për trafik droge. Gjykata vlerësoi se një ndjekje penale në proces nuk ishte e mjaftueshme për të ndaluar qëndrimin e tij, pasi ai mund të shpallej i pafajshëm.

Megjithatë, në nëntor të vitit të kaluar, Ziu u shpall fajtor për dy akuza për konspiracion në furnizimin me drogë të klasit B dhe u dënua me katër vjet e gjysmë burg.

Gjatë vendimit të fundit, gjykata deklaroi se tashmë i takon Sekretares së Brendshme të vendosë për çështjen e dëbimit. “Ky rast mund të rezultojë të ketë qenë vetëm një ushtrim akademik,” theksoi gjykatësi, duke lënë të kuptohet se dënimi i fundit mund të çojë në dëbimin përfundimtar të Ziu nga Britania.

Ky rast është një tjetër shembull i zbuluar nga “The Telegraph”, ku shtetas të huaj me precedentë penalë apo që ndodhen në Britani në mënyrë të paligjshme, kanë arritur të shmangin dëbimin duke u mbështetur në të drejtat e njeriut.

Në këtë kuadër, ministrja e Brendshme Yvette Cooper ka paralajmëruar masa të reja për të kufizuar fuqinë e gjyqtarëve në ndalimin e dëbimeve, përmes rregullave të reja ligjore që synojnë qartësimin e interpretimit të ligjeve të të drejtave të njeriut dhe forcimin e testit të interesit publik.

 

Marrë nga The Telegraph

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Të paktën 27 palestinezë vriten pranë një pike ndihmash në Gazë
Artikulli tjetër KLSH: 10 milionë USD shkelje, në 4 muajt e parë të këtij viti

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.