Mediat holandeze kanë publikuar pamje tronditëse nga trazirat në Hagë pas vendimit për dënimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.
Një media lokale thotë se demonstrata doli jashtë kontrollit.
Ajo ka publikuar fotot nga përplasja.
Ndërkohë, mediat e tjera kanë sjellë pamje me video nga përplasjet e dhunshme pas dënimit të Hashim Thaçit.
Sipas këtyre medieve, mbështetësit e Thaçit reaguan me zemërim dhe tentuan të marshojnë drejt godinës së Gjykatës Speciale.
Policia ndërhyri duke hedhur ujë dhe spraj me piper.
Kurse protestuesit hodhën edhe gurë dhe gjëra të tjera.
Marrë nga Kosovapress.com