KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trofeu i dytë europian për anglezët, Crystal Palace kampion i Conference League
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trofeu i dytë europian për anglezët, Crystal Palace kampion i Conference League
AktualeAnalizeSocialeSporti

Trofeu i dytë europian për anglezët, Crystal Palace kampion i Conference League

Përditësimi i fundit: 28 Maj, 2026 7:34 am
59 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Crystal Palace është kampion i UEFA Conference League, kjo pas triumfit 1-0 në finale përballë Rayo Vallecanos, në Leipzig.

Në pjesën e parë, pas një fillimi më të mirë të sfidës të Crystal Palace, Rayo Vallecano e balancoi atë dhe në minutën e 25’ krijoi një shans shumë të pastër shënimi me Alemaon, që pas një krosimi të De Frutos, me një gjuajtje fluturimthi e dërgoi topin jashtë për vetëm pak centimetra.

Në minutën e 39’, spanjollët rrezikuan sërish, këtë radhë me Unai Lopez, por edhe gjuajtja e tij për pak përfundoi jashtë portës së anglezëve.

Ndërsa pak para fundit të pjesës së parë ishte skuadra londineze që pati një shans të artë me Mitchell që u gjet saktë nga Wharton, por gjuajtja e tij me kokë përfundoi jashtë dhe kështu skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin 0-0.

Pjesa e dytë nisi me një mundësi të Mateta për Crystal Palace, por Lejeune ndërhyri përpara sulmuesit të skuadrës londineze duke e larguar topin.

Nuk vonoi shumë dhe skuadra e Oliver Glasner arriti të zhbllokojë rezultatin, pikërisht me Mateta, në minutën e 51’ me francezin që dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga Batalla pas një gjuajtjeje të Wharton.

Goli i dha krahë ekipit anglez që kërkoi golin e dytë dhe shanset i pati, sidomos ai me Yeremi Pino me goditje dënimi që goditi dy shtyllat njëra pas tjetrën, topi i kthyer shkoi te Ratiu që për pak sa nuk shënoi autogol, teksa topi i tij në tentativë largimi u përplas në traversë. Vetëm pak sekonda më vonë Batalla shpëtoi Rayon teksa ndali Mateta. Rayo i pati mundësitë e saj sidomos me Ratiun, por nuk i shfrytëzoi rastet e krijuara.

Crystal Palace bëhet kështu ekipi i dytë anglez që fiton një trofe europian këtë sezon, pas Aston Villa-s në Europa League, dhe gjithashtu bëhet ekipi i tretë anglez që e fiton këtë trofe, pas West Ham në 2023 dhe Chelsea në 2025.

 

Marrë nga Eurosport.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA vendos sanksione të reja për entitetin që kontrollon trafikun detar në Hormuz
Artikulli tjetër Temperaturat rekord në Francë dhe Britaninë e Madhe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 29 Maj, 2026
Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.