KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turizmi natyror, kryeson Shkodra mori 26% të totalit të vizitorëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Turizmi natyror, kryeson Shkodra mori 26% të totalit të vizitorëve
AnalizeSocialeZhvillim

Turizmi natyror, kryeson Shkodra mori 26% të totalit të vizitorëve

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2024 1:22 pm
175 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qarku i Shkodrës ka marrë shumicën e vizitorëve në zonat e mbrojtura në vend. Statistikat e turizmit tregojnë se në janar-gusht 2024 ky qark u vizitua nga mbi 1 milionë persona që korrespondon me 26 për qind të totalit të vizitorëve në zonat e mbrojtura që për 8 mujorin ishte 3.8 milionë.

“Numri i vizitorëve në Zonat e Mbrojtura për muajin Gusht 2024 është 1,344,940 vizitorë të huaj dhe vendas, me një rritje prej 2% krahasuar me muajin Gusht 2023. Numrin më të madh të vizitorëve e kanë zonat e mbrojtura të Qarkut Shkodër, të ndjekur nga zonat e mbrojtura të Qarkut Berat; dhe e treta për nga numri i vizitorëve renditen zonat e mbrojtura të Qarkut të Vlorës.

Vlera e të ardhurave nga zonat e mbrojtura në Gusht 2023 është 5,845,200 lekë. Gjatë periudhës Janar-Gusht numri i vizitorëve në zonat e mbrojtura është 3,857,135 ose 17,6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023” thuhet në përmbledhjen e buletinit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Qarku i Shkodrës përfshin Malësinë e Madhe, Pukën dhe Shkodrën, rajone në të cilat janë të vendosur disa nga pikat më atraktive të turizmit natyror.

Gjatë gushtit numrin më të madh të vizitorëve në Parqet Kombëtare të vendit, për muajin Gusht 2024 e zënë Mali i Tomorit (48% të të gjithë vizitorëve në Parqet Kombëtare)e ndjekur nga Alpet e Shqipërisë. Ky diferencim i gushtit për Malin e Tomorit lidhet me pelegrinazhin 5 ditor që zhvillohet gjatë muajit të 8-tw të vitit ku numri i vizitorëve është i konsiderueshëm.

Sa i takon vizitueshmërisë në Monumentet Natyrore të dhënat tregojnë se numri më i madh është në Ujërat Termale të Bënjës dhe Shpella Shënandoit.

Nga të dhënat në lidhje më vizitueshmërinë në Rezervatet dhe Parqet Natyror rezulton se numrin më të madh të vizitorëve gjatë muajit Gusht 2023 e kanë vizitorët në Syrin e Kaltër (34%) të ndjekur nga vizitorët në Liqenin e Shkodrës (21%).

Numri i vizitorëve në Peizazhet e Mbrojtura të vendit tonë tregon se interesi më i madh ka qenë për Lumi Bunë –Velipojë (56%) i ndjekur nga Liqenin e Pogradecit (24%).

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gratë në Shqipëri jetojnë mesatarisht 2.4 vite më pak se ato në BE
Artikulli tjetër Gjykata jep masat për pedagogët dhe sekserin në Elbasan

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.