KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: UTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > UTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionSociale

UTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

Përditësimi i fundit: 9 Tetor, 2025 8:36 pm
234 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Institucionet financiare jobanka kanë shënuar sërish fitime marramendëse, ndërsa mijëra familje shqiptare përballen çdo ditë me pasojat e kredive të vogla dhe interesave të frikshme.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, këto institucione kanë përfunduar gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 me një fitim neto prej 3 miliardë lekësh, ose rreth 30 milionë euro.

Në këtë kategori përfshihen kompani të mikrokredisë, kredidhënies, qirasë financiare, faktoringut dhe blerjes së kredive me probleme, ndërmarrje që kanë ndërtuar një perandori fitimesh përmes kreditimit agresiv të shtresave më të varfra, të cilët për arsye të ndryshme shmangin sistemin bankar tradicional.

61% e portofolit të tyre të kredisë i përket individëve, pra qytetarëve të zakonshëm që marrin hua për konsum bazë, shëndet, apo përballim të detyrimeve urgjente.

Pikërisht aty qëndron thelbi i problemit: këto kredi, që shpesh ofrohen me kushte të paqarta dhe norma interesi që kalojnë çdo kufi etik, kanë futur në spirale borxhesh qindra familje, duke çuar disa prej tyre drejt humbjeve të rënda financiare e madje tragjedive, si rasti i njohur i Pal Trashajt.

Ndërkohë që fitimet e këtyre kompanive rriten, edhe numri i familjeve të falimentuara apo që përballen me sekuestrime po shtohet. Kompanitë si Iute Credit, Kredo.al, NOA Finance, Fondi BESA dhe të tjera, dominojnë tregun e mikrofinancës në Shqipëri, duke krijuar një sistem ku fitimi vjen nga paaftësia e qytetarëve për të paguar.

Në letër, Banka e Shqipërisë raporton se cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar lehtë, me raportin e kredive me probleme që ka zbritur në 12%,  por realiteti në terren tregon tjetër histori: shumë prej kredive “të shlyera” kalojnë përmes kontratave të rinegociuara me kushte të reja, që vetëm e zgjasin borxhin dhe shtojnë barrën e interesave.

Pavarësisht ndërhyrjeve rregullatore të fundit që kufizojnë numrin e kredive për një individ dhe vendosin tavane të raportit të borxhit ndaj të ardhurave, mekanizmi i fitimit mbetet i njëjtë: norma të larta interesi, komisione të fshehura dhe ndëshkime për vonesa minimale.

Në një treg ku përfitimi i kompanive arrin dhjetëra milionë euro në gjashtë muaj, ligji ende nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme për qytetarët, ndërsa qindra prej tyre vijojnë të humbin kursimet, pronat dhe shpesh, dinjitetin. Shqipëria mbetet kështu ndër vendet e pakta në Europë ku mikrokredia, në vend që të ndihmojë njerëzit në nevojë, është kthyer në një biznes fitimprurës mbi varfërinë.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hamasi shpall fundin e luftës në Gaza
Artikulli tjetër Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.