KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Veliaj “sajoi” rrugë te prona e gruas, gjykata: Shkelje e rëndë, por s’ka “konflikt interesi”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Veliaj “sajoi” rrugë te prona e gruas, gjykata: Shkelje e rëndë, por s’ka “konflikt interesi”
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Veliaj “sajoi” rrugë te prona e gruas, gjykata: Shkelje e rëndë, por s’ka “konflikt interesi”

Përditësimi i fundit: 29 Qershor, 2025 1:24 pm
283 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Administrative e Apelit ka konstatuar se vendimi i kryebashkiakut (tashmë të arrestuar) të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të shtuar “në letra” një rrugë inekzistente në zonën e “Shkollës së Kuqe”, e cila besohet se u ka dhënë përparësi zhvillimi dhe përfitimi bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe familjarëve të saj, është një akt në shkelje të ligjit dhe ‘absolutisht i pavlefshëm”.

Megjithatë, për gjykatën, ku veprim në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore nga ana e Veliajt, nuk përbën “konflikt interesi”.

Në vendimin e datës 27 Mars 2025, të zbardhur së fundmi, Gjykata Administrative e Apelit nuk ka arritur të zbulojë “përse-në” e veprimit antiligjor të Veliajt.

Palët paditëse- familja Çoku dhe përfaqësuesit e saj ligjor-, kishin paraqitur dokumenta ku provohej se “rruga jo-ekzistente” ishte shtuar në Planin Vendor të zonës së “Shkollës së Kuqe” me qëllim që të krijoheshin mundësitë për të ngritur ndërtime shumë-katëshe në një pronë të trashëguar nga Ajola Xoxa.

Pretendimet e paditësve u konfirmuan në terren edhe nga një vëzhgim i kryer më herët nga “Boldnews.al”. Gjatë vizitës në terren, u konstatua se “rruga inekzistente” në letra ishte përdorur si argument për të dhënë leje ndërtimi për pallate shumë-katëshe, njëri prej të cilëve është ndërtuar pikërisht në pjesën në pronësi të Arben Xoxës, dhe e përfituar me trashëgimi ligjore nga bashkëshortja dhe e bija e tij, Valbona dhe Ajola Xoxa.

Po ashtu, dinamika e kësaj prone, zhvillimi dhe tjetërsimi i saj tek familjarët e afërt të Ajola Xoxas, është pjesë e hetimit për “pastrim parash” që po zhvillon Prokuroria e Posaçme ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij.

Duket se hetimi penal ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i cili gjendet në paraburgim prej muajit shkurt 2025, ka nxitur Gjykatën Administrative të Apelit që të qëndrojë larg kësaj historie me sfond penal.

Trupa e drejtuar nga gjyqtari Gentian Hamiti ka rrëzuar pretendimet e paditësve për “konflikt interesi” vetëm me një paragraf në vendimin 27 faqësh, të miratuar në 27 Mars 2025.

“Sa i përket pretendimit të palëve paditëse se aktet administrative, objekt gjykimi, janë nxjerrë në kushtet e konfliktit të interesit, Gjykata Administrative e Apelit çmon se ky pretendim është i pabazuar, pasi nuk është provuar ekzistenca e një konflikti të interesit në kuptim të ligjit nr. 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te interesave gjate ushtrimit te funksioneve publike”. Sipas këtij ligji, ekzistenca e një konflikti interesi duhet të jetë reale dhe e provuar, jo thjesht e supozuar, ndaj në këto kushte, pretendimi i paditësave është i pambështetur dhe duhet rrëzuar”.

Në vendimin e gjykatës nuk ka asnjë analizë të thelluar se si u arrit në këtë përfundim.

Nuk ka asnjë argument se përse “konflikti i interesave mbetet thjesht i supozuar”, kur, në fakt, shumë të dhëna të marra në shqyrtim gjatë procesit gjyqësor provojnë se: (1) rruga u sajua; (2) falë rrugës së sajuar u dhanë leje ndërtimi, të cilat nuk mund të jepeshin nëse nuk do të kishte “rrugë”; (3) përfitues të zhvillimit të zonës falë rrugës së “sajuar” ishin familjarë të Ajola Xoxës, të cilët, sipas të dhënave të përfituara nga hetimi penal i SPAK-ut, dyshohet se janë përfshirë një rast “pastrimi parash”, pasi e kanë blerë pronën nga bashkëshortja e Veliajt, ndërkohë që nuk kanë pasur mundësi reale financiare.

Gjithësesi, vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit konfirmoi përfundimisht se Veliaj, në shkelje flagrante të ligjit, ka hartuar një Plan të Detajuar Vendor në shkelje të plotë të ligjit.

Si u sajua “rruga”

Me Vendimin nr.1, datë 14.04.2017 Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar “Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë së Tiranës” (PPV).

Me Vendimin nr. 36848 datë 24.09.2021, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka miratuar Planin e Detajuar Vendor (PDV) të Njësisë Strukturore TR/7, Faza I.

Në hartimin e këtij plani, Bashkia ka konsideruar prioritare detajimin e rrjetit rrugor të brendshme, propozimin e rrugëve të reja, si edhe mundësitë reale të zgjerimit të tyre,  nëpërmjet ri-zhvillimit të ardhshëm në territor.

Sipas PDV-së së miratuar, Njësia Tr-7 kufizohet nga katër rrugë kryesore Rr. “Barrdhyl”, Rr. “Derhemi”, Rr. “Hoxha Tahsim” dhe Rr.“Qemal Stafa” dhe e vetmja rrugë e brendshme që përshkron njësinë është Rr.“Faik Tërkova”.

Sipas paditësve dhe personave të tretë, ndryshe nga realiteti faktik, në PDV Tr 7, “rezulton një rrugë inekzistente në brendësi të saj e cila mbivendoset mbi prona private duke cënuar interesat pasurorë të pronarëve të tjerë, anëtarë të shoqërisë”.

Gjithnjë sipas paditësve, “Plani i Detajuar Vendor” i miratuar nga Bashkia e Tiranës për këtë zonë “pasqyron një fakt të rremë, parashikon zgjerimin e kësaj rruge (inekzistente).

“Në të vërtetë, rruga pa emër në Planin e Detajuar Vendor ka nga një rrugicë të ngushtë dhe në formë servituti në të dyja anët e saj, që u shërbejnë disa pronave në hyrje të dy rrugëve kryesore dhe në mes të saj gjenden prona të tjera. Prezantimi i një rruge ekzsituese në këtë plan bëhet me qëllimin e vetëm për të mundësuar shpronësimin e objekteve që preken nga kjo rrugë, e cila do të pasojë me zgjerimin e saj, sipas standardeve të sotshme, për t’i shërbyer më mirë disa ponave,  duke sakrifikuar disa prona të tjera dhe duke shtuar kosto ekstra në buxhetin e shtetit”, deklarojnë paditësit.

Për më tepër, sipas paditësve “qëllon që pronat të cilave u shërben ky plan u përkasin familjarëve të bashkëshortes së Kryetarit të Bashkisë, ku konkretisht, vjehrri i Kryetarit të Bashkisë, (Arben Xoxa, tashmë i ndjerë) është një nga pronarët e një prone në brendësi të njësisë Tr-7, e cila përfiton në mënyrëtë drejtpërdrejtë nga hapja e paligjshme e rrugës në bllokun e banimit, në tëcilën gjendet prona e tyre”.

Gjykata: Rruga inekzistente

Gjykata, pas shqyrtimit të dokumentacionit, arriti në konkluzionin se Plani i Përgjithshëm Vendor për Bashkinë e Tiranës, i miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT) nuk kishte evidentuar dhe as nuk kishte planifikuar zgjerim rruge në zonën objekt shqyrtimi gjyqësor.

Ndërkohë që rezultonte se Plani i Detajuar Vendor, i miratuar nga Bashkia e Tiranës, në zbatim të Planit të Përgjithshëm Vendor, kishte të parashikuar “zgjerimin” e rrugës, e cila në fakt nuk ekzistonte.

Në këtë situatë, Gjykata Administrative e Apelit vlerëson se “një Plan i Detajuar Vendor (PDV) që parashikon ndërtimin e një rruge, ku Plani i Përgjithshëm Vendor (PPV) nuk e ka parashikuar, është i pavlefshëm”.

Sipas trupës gjykuese, “nëse një PDV përfshin një rrugëkalimi në kundërshtim me PPV-në, ai është i pavlefshëm, pasi është miratuar në tejkalim të kompetencës së organit që e ka nxjerrë. Po kështu, nëse një PDV parashikon ndërtimin e një rruge në një pronë private pa marrë pëlqimin e pronarëve dhe pa respektuar procedurat e shpronësimit, ai është i pavlefshëm sepse cënon të drejtën themelore të pronës”.

Për këto arsye, Gjykata Administrative e Apelit konstaton se Plani i Detajuar Vendor i Bashkisë së Tiranës për zonën TR-7, Faza 1, është absolutisht i pavlefshëm.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo
Artikulli tjetër Mitrovicë, vihet gur themeli për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.